Bislimi në Bujanoc: E frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur të shpopullojë Luginën (video)
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur i shqetësuar për ndarjen e vetëm katër mijë teksteve shkollore gjatë vizitës në dy shkolla të Luginës.
Para mediave, ai tha se është e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur që me politikat e saj të shpopullojë këtë regjion.
“Bashkë me ministren Arbërie Nagavci kemi realizuar një sërë takimesh edhe me lidershipin politik komunal dhe nivel qendror, ku takuam edhe deputetin Shaip Kamberi dhe vizituam dy shkollat. Takuam nxënësit dhe u kemi dhënë libra falas. 4 mijë e 10 nxënës kanë përfituar tekste falas për mësimin në gjitha klasat e fillores. Po aq sa jemi të gëzuar që kemi pasur mundësinë të mbulojmë këtë kosto, po aq jemi të shqetësuar që kemi ndarë libra për vetëm 4 mijë e 10 nxënës, duke ditur që para pak viteve në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës kanë vijuar mësimin mbi 13 mijë nxënës shqiptarë. Është pak e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arrit që me politikat e saj ta shpopullojë këtë regjion”.
Bislimi tutje tha se një temë me rëndësi në Bruksel do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë.
“Ka ardh momenti kur mund t’i tregojmë gjithë Evropës si fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, meqë mendojmë që s’ka asnjë regjion në Evropë ku popullata ende në vitin 2022 lufton për tekste mësimore për të drejta bazike, lufton për përfaqësim qoftë minimal nëpër institucione shtetërore”, tha Bislimi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/islimi-bujanocv.jpg): failed to open stream: No such file or directory