titulli.com
Lokale

Halimi, deputeti i vetmuar në Parlamentin Serb

04.Jun.2012 16:16
0
Riza Halimi, lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka dhënë betimin si deputeti i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë.  Halimi ishte bartës i listës për deputetë në kuadër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës, që arriti për të dytën herë të ulet në ulësen e Parlamentit të Serbisë. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Halimi nuk do të jetë deputeti i vetëm i pakicave në Parlamentin serb, pasi që janë zgjedhur për herë të parë edhe deputet të komuniteteve tjera, përfshirë edhe një deputet nga Partia Demokratike e Maqedonasve në Serbi, Mile Spirkovski. Por, Halimi nuk do të gëzojë mandatin e plotë të deputetit, pasi që marrëveshja e koalicionit parasheh që katër partitë e listës së koalicionit të shfrytëzojnë në mënyrë ciklike mandatin e deputetit për një periudhë të caktuar. Ashtu që Riza Halimi vetëm pak më shumë se një vit do të shfrytëzojë benificionet dhe do të shfrytëzojnë mundësinë për të ngritur zërin për çështjen shqiptare të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Beogradit./Titulli.com/
“Vatra”: Mos fyeni shqiptarët se fundoseni
Ministri Markoviq anashkalon vendimin e Kuvendin Komunal të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration