Mehmeti: Biblioteka e Preshevës portë e diturisë
Intervista

Mehmeti: Biblioteka e Preshevës portë e diturisë

09.Jul.2012 23:30
0
Drejtori i Bibliotekës `post`Mehmet Jusufi`post` në Preshevë, Vaxhid Mehmeti gjatë një interviste për Titullin është shprehur i kënaqur me kushtet të cilat i posedon biblioteka. Dhe njëkohësisht ka shpalosur edhe një histori të shkurtër mbi aktivitetin dhe planet për të ardhmen. Mehmetin mendon se Bibliotekat janë porta të diturisë, të mendimit dhe të kulturës. Ato japin një ndihmë mjaft të rëndësishme për të mësuar gjatë gjithë jetës.     Titulli : Fillimisht na tregoni pak histori rreth bibliotekës  “Mehmet  Jusufi “ në Preshevë? Mehmeti: Fillet e bibliotekës  në Preshevë datojn qysh në shekullin e XIX, ku në  qendër të qytetit ekzistonte Biblioteka me Leximore. Biblioteka e parë në Preshevë  u themelua me 15 maj 1945. Sipas shënimeve të gjetura, në Preshevë  për herë të parë blehet libri shqip në vitin 1964. Në Preshevë, me 1965 themelohet  Biblioteka  Publike `post`Presheva`post` e cila më 1966 shndërrohet në Bibliotekë  Amë  për komunën e Preshevës. Më 1972 hapen degen e Bibliotekës Amë edhe atë në Rahovicë, Miratoce dhe Leran. Biblioteka Amë në periudhën 1969-1980 punoi  dhe veproi në lokalet e ndërtesës së vjetër të  Universitetit të Punëtorëve, në kuader  të të cilit ishte njësi punuese.Lokali i saj kapte sipërfaqen prej 36 m2 dhe nuk kishte sallë leximi.   Titulli :  Është kënaqësi të gjendesh i rrethuar në një ambient me plotë libra dhe sa është numri i tyre ? Mehmeti: Biblioteka `post` Mehmet Jusufi `post` ka një fond të librave me mbi 120 mije ekzempalr me nëndeget e saj  ku funksionojn në Rahovice, Miratoce dhe Leran. Në Rahovicë  kemi diku rreth 11.155 vëllimeve. Ne Miratoc posedon koleksionin prej 10000  librave dhe në Leran posedon koleksionin prej 14000 librave. Prej të gjitha këtyre kemi nëj fond prej 20500 tituj.   Titulli : Mendoni se biblioteka ka një ambient tërheqës për lexuesit, sa lexues keni? Mehmeti: Po prej vitit 2009 Biblioteka është pavarsuar është nda prej Shtëpisë  Kulturës, lokali ka 500 m2 këtu i posedon gjitha që duhet ti këte një bibliotekë e kohës duke filluar prej zyrave të  administrates,  jurist, ekonomistit, drejtori pastaj zyra përpunimin  e librit, sektori për të vegjël për të rritur dhe sektori shkencor, sqarimi i romaneve  në të  gjitha  gjuhët  me përkthim në gjuhën  shqipe, , libri profesional dhe salla e leximit për lexues, për vitin  2011 i ka pas 2378 lexues sëbashku me nëndegët e saja.   Titulli : Kemi një përparim me hov të madh të teknologjisë, ku shumica e të rinjve e përdorin internetin, a është zbehur dëshira për të lexuar libra?  Mehmeti: Sigurisht që ka me tepër kërkesa  rreth internetit  mirpo me gjithë atë kemi lexues të moshave të ndryshme që vine rregullishte për të huazuar libra.   Titulli : Çfarë grup moshe më tepër janë lexues në bibliotekën e qytetit? Mehmeti: Më tepër lexojnë moshat e reja prej klasës së parë ( I ) fillore e deri në vitin e katër të shkollave të mesme gjatë tëre vitit . Kurse gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator kemi një freski nga studentet që vine prej qendrave universitare dhe gjatë pushimit shfrytëzojnë sallën e leximit.   Titulli : Cili është fondi i ndarë nga buxheti komunal dhe a sa punëtorë numëron institucione juaj? Mehmeti: Po fondi komunal ka nda 400 mije dinare për blerjen e librit kurse numri i puntorve është 15 me drejtorin  ku bejn pjes edhe nëndegët Rahovicë, Leran, Miratoc ku 8 prej tyre janë me fakultet 2 me shkolla  të larta dhe të tjerët me shkolle të mesme.   Titulli : A keni  bashkëpunimi me bibliotekat në rajon? Mehmeti: Bashkpunim  më tepër kemi me biblioteken Fan Noli në Gjilan po edhe me bibliotekat si në Bujanoc, Tetovë dhe Prishtinë .   Titulli : Çka mund të vlerësonit si ngjarje të vitit për institucionin që ju drejtoni  dhe cilat janë planet për të ardhmen? Mehmeti: Për të gjithë sektorin kemi siguruar kushte të mira në cdo vend pune ka edhe nga një Kompjuter e tash na   mebetet  të  punojm  dhe cdo herë të jemi në sherbim të lexuesve pa marrë para sysh moshën,gjinin apo profesionin  po çdo herë të jetë shërbimi korret dhe i arsyeshëm.   Titulli :  Mesazhi  juaj  drejtuar  lexuesve të portalit Titulli? Mehmeti: Përshëndes të gjithë lexuesit e portalit Titulli.com, duke ju porositur të vizitoni më shpesh bibliotekat ku do që jeni e sidomos nxansat dhe studentët./Jusuf Hyseni/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/Drejtoti-presheve1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Isufi: Qeveria manipulon me interesat e qytetarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration