Isufi: Qeveria manipulon me interesat e qytetarëve të Luginës
Intervista

Isufi: Qeveria manipulon me interesat e qytetarëve të Luginës

05.Jul.2012 00:28
0
Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një intervistë ekskluzive për Titullin deklaron se  gjendja në të cilën gjendet Kosova, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke i munguar shumë proceseve me të cilat po ballafaqohet shteti i Kosovës. Gjithashtu, Isufi shpreh shqetësimet për mos kujdesen e qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve të Luginës, ku sipas tij qeveria e tanishme rëndon më shumë pozitën shqiptare në këto treva. Ndërsa sa i përket vendosjes së policave të sigurimit për qytetarët e Luginës, Ahmet Isufi thotë se në këtë çështje interes të drejtpërdrejte ka pasur vetëm kreu qeveritar përmes kompanive të sigurimeve që udhëhiqen nga vëllezërit Thaqi-Pacolli. Njëkohësisht, Isufi porosit liderët politik të  Luginës, të jenë më të bashkuar drejt proceseve të përbashkëta prosperuese.     Titulli: Fillimisht zotr. Isufi na tregoni sa jeni të kënaqur me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës? Isufi: Akti i shpalljes së  pavarësisë ishte finalizim i punës, sakrificës dhe luftës për liri e bërë nga gjenerata e gjenerata. A është bere mjaft pas kësaj periudhe, gjithsesi jo. Gjendja ekonomike rendohet çdo dit, rinia pa perspektivë, pensionistët pa përkujdesje të merituar, veteranët e luftës, bujqësia një sektor i nevojshëm për qytetarin fare pak stimulohet, gjendja në shëndetësi, në arsim. Qeveria e Kosovës ka obligim të përkujdeset me shumë për qytetarin e saj.   Titulli:   A është duke i munguar skenës politike lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj? Isufi: Gjendja në të cilën po kalon Kosova kërkon njerëz vizionar te guximshëm e që e karakterizon gatishmëria për tu ballafaquar me problemet, veti këto te cilat i posedon lideri i pakontestuar z.Ramush Haradinaj. Proceset e sotme në Kosovë kërkojnë përgjegjësi më të madhe dhe veprim praktik për të ndryshuar cilësinë e jetës se qytetareve. 100 ditshi i qeverisjes  Haradinaj mbahet ende mend për dinamiken e punës dhe udhëheqjen e proceseve në vend.   Titulli:  Si e vlerësoni situatën e sigurisë në Kosovë, pas incidenteve të fundit në Merdare, pjesën veriore dhe atë  Lindore të Kosovës? Isufi: Konsiderojmë se janë veprime te orkestruara nga qarqet shoviniste të Beogradit të udhëhequra nga tandemi Nikoliq-Daciq. Institucionet e vendit dhe qeveria duhet te jene shume me te përgjegjshme duke e njohur politiken e tillë në të kaluarën që i ka shkaktuar dëme te mëdha  jo vetëm Kosovës por edhe rajonit.   Titulli:  Po i kthemi pak situatës në Luginë dhe Serbi. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 6 majit, në Serbi janë rikthyer forcat nacionaliste në pushtet. A mundë të thuhet se tani shqiptarët e Luginës janë më ta pasigurt në vendin e tyre? Isufi: Është e vërtetë se Serbia në vend se të demokratizohet ka bërë një kthim mbrapa duke instaluar politika te vjetra radikale dhe fashiste qe janë me mentalitet regresiv e qe janë kërcënim jo vetëm për Kosovën Lindore, po edhe për vete Serbinë. Kjo është vërejtur me shqetësim edhe nga vete bashkësia evropiane e cila që në start ka shprehur rezervë ndaj formimit të qeverisë së re në Beograd, por shqiptarët në trojet e veta duke pasur parasysh se kanë kaluar situata edhe më të rënda kanë mbijetuar dhe kanë ruajtur substancën e tyre ekzistenciale.   Titulli:  Spektri politik i Luginës ndihet i anashkaluar nga përkrahja e institucioneve të Kosovës dhe forcat politike. Ju si e shpjegoni këtë gjë?  Isufi: Është e vërtetë se është treguar një neglizhencë dhe kujdes jo i mjaftueshëm për pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe kjo tregon se sa e papërgjegjshme ka qenë qeveria e Kosovës në raport me spektrin politik të Luginës. Edhe atëherë kur është kërkuar të harmonizohen qëndrimet e subjekteve politike te Luginës, qeveria ose ka heshtur ose ka ndikuar negativisht duke manipuluar me interesa të qytetarëve të Luginës.   Titulli: Përveç dëshpërimit të politikës së Luginës ndaj mbështetjes së Kosovës, qytetarët tonë ndihen të diskriminuar me vendosjen e policave të sigurimit, të cilat janë të papërballueshme ekonomikisht për ne. Në çfarë forme mundë të ndihmohet për tejkalimin e kësaj situate e cila ka zvogëluar dukshëm qarkullimin e shqiptarëve drejt Kosovës. Isufi: Jo vetëm në këtë rast por edhe atëherë kur shqiptaret i janë nënshtruar dhunës, terrorit,burgosjeve dhe diskriminimit, qeveria e Kosovës është treguar e shurdhër. Vendosja e policave lere që nuk ka ndihmuar por përkundrazi ka cenuar lëvizjen e lirë dhe ka ndikuar ne izolimin e qytetareve te Bujanocit, Preshevës e Medvegjës. Në këtë çështje interes të drejtpërdrejte ka pasur vetëm kreu qeveritar përmes kompanive të sigurimeve që udhëhiqen nga vëllezërit Thaqi-Pacolli. Të gjitha marrëveshjet e arritura  gjëja në dialogun teknik kanë dalë të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës Lindore.   Titulli: Në opinionin e Luginës,  Ahmet Isufi ka një simpati tek shqiptarët e kësaj ane, atëherë cka mundë të bëni për të mundësuar lëvzijen e lirë të qytetarëve më vetura drejt Kosovës pa polica të sigurimit. Dhe a mundë të premtoni ndonjë hap konkret dhe të shpejt? Isufi: Personalisht bashkë ndjejë gjendjen e qytetarëve në këto treva duke e njohur realitetin dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe qytetarëve  të tri komunave. Kam qenë insistues i ndryshimit të pozitës të përkrahjes së tyre për vetëvendosje dhe shprehje e vullnetit të lirë me referendum. Kam kundërshtuar vendosjen e policave dhe marrëveshjet e arritura në dëm të banoreve të kësaj ane dhe do te përpiqem në vazhdimësi që të hiqen këto pengesa dhe të mundësohet lëvizja e lirë duke lehtësuar procesin e unifikimit të qëndrimeve tona të përbashkëta.   Titulli: Me siguri përcjellni edhe zhvillimet e fundit në Luginë. Si e shihni bashkëpunim politik brenda partive shqiptare të këtij rajoni? Isufi: Pas zgjedhjeve që kanë ndodhur në komunat e Luginës, është pritur një bashkëpunim më i mirë i subjekteve politike për të krijuar institucione të qëndrueshme dhe për të shërbyer në dobi të qytetarëve. Megjithatë sindromi i përçarjes dhe ndikimet e caktuara politike të involvuara nga qarqe të caktuara edhe nga Kosova ka ndikuar që të ketë dobësim të pozicionit të institucioneve. Por besoj që në të ardhmen duke ndryshuar gjendjen në Kosovë do të ndikoj pozitivisht që edhe gjendja në Luginë të jetë  më e mirë dhe Kosova të jetë në përkrahje shumë më të madhe se deri tani.   Titulli: Ne ju falënderojmë për intervistën dhe shpresojmë se do të jeni të përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës në forma të ndryshme. Keni ndonjë porosi për lexuesit e Portalit Titulli dhe qytetarët tonë? Isufi: Porosia ime për qytetaret e Luginës është të jenë më të bashkuar, më optimist për të ardhmen  duke e ditur se duke qëndruar në vatrat e veta çdo popull e forcon identitetin e vet që në proceset e reja integruese bëhet faktor vendimtar dhe e siguron të ardhmen e vetë./Kastriot Osmani/Titulli.com/  

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/ahmet-isufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mehmeti: Biblioteka e Preshevës portë e diturisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration