Lokale
Lema 5 se po më duhet !?
Java e fundit e përfundimit të mësimit në shkollat e Luginës është më e ngarkuara për mësimdhënësit, jo për obligimet që ata kanë ndaj nxënësve, por për kërkesat e mëdha që vijnë nga çdo anë për të “falur” nota.
Kërkesat vijnë nga nxënësit, prindërit, lidhjet familjare, shoqëria, vet profesorët, ndërsa ka raste kur kërkesa për rritjen e notave vijnë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve arsimore.
“Më kanë ardhur në shtëpi për të kërkuar notë që nuk meriton, kam pas edhe telefonata me kërkesën e njëjtë, ndërsa nuk kanë munguar as intervenimet nga kolegët e punës për të falur disa nota të nxënësve”, ka thënë për Titullin burimi ynë.
Përveç kësaj, faktet flasin edhe për ata prindër që nuk interesohen për fëmijët e tyre, deri sa ata mbesin me ndonjë të dobët në lëndë të caktuara.
“Si kujdestarë nuk e kamë njohur fare prindin e nxënësit që ka mbet me disa të dobëta. E kam ftuar disa herë në mbledhje të prindërve, mirëpo nuk ka ardhur. Tani kur po kryhet viti shkollor dhe ka mësuar se fëmija i tij ka mbet me nota të dobëta, erdhi të intervenojë”, tha mësimdhënësi tjetër nga shkolla në Bujanoc.
Ndodhë edhe kjo, kur nuk funksionon kërkesa: lema 5 se po më duhet, vet nxënësi merr rolin e profesorit dhe vendos notën e dëshiruar.
Shtrohet pyetja: Sa janë të lirë mësimdhënësit të vlerësojnë nxënësin ?/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/klasa-nxenesit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!