Lokale
Konstituohen të gjitha organet e pushtetit lokal të Preshevës
Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës ka mbajturtakimin solemn në përbërje të plotë ku të ftuar ishin edhe drejtorët e institucioneve komunale. Të gjithë anëtarëve të këshillit komunal iu janë ndarë edhe aktëvendimet, raporton TVP.
Kjo seancë ka qenë më tepër seancë e njoftimit në mes anëtarëve të këshillit komunal, dhe kanë nënshkruar deklaratat.
Fillimisht kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa para anëtarëve të këshillit komunal ka marrë fjalën duke i uruar dhe në pika të shkurta paraqiti punën që bënë këshilli komunal si organ ekzekutiv i pushtetit lokal.
Secilit anëtarë të këshillit komunal kryetari komunës së Preshevës ia dorëzoi edhe nga një dokument ku janë të paraqituar detajisht të gjitha punët nga 1 janari 2012.
Zv/kryetari I komunës së Preshevës, Skender Destani I cili me automatizëm është edhe anëtarë I këshillit komunal, tha se ky organ do të jetë funksional duke parë përbërjen e saj. Kurse kryetari kuvendit, Ramiz Latifi u uroi anëtarëve të këshillit komunal suksese në punë. Me konstituimin e këshillit komunal, komuna e Preshevës tash është bërë me të gjitha organet e saja të reja të dalura nga vota e lirë e qytetarit në zgjedhjet e 6 majit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Keshilli-Komunal-presheve-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!