Lokale
Seancë maratonike e kuvendit komunal të Bujanocit
Kuvendi Komunal i Bujanocit ka zhvilluar sot seancën maratonike me 30 propozime, të cilët janë miratuar njëzëri nga këshilltarët komunal të pranishëm në këtë seancë.
Gjatë kësaj seance janë mandatuar edhe 3 këshilltarë të rinj, Ekrem Alimit, Tanja Tasiç dhe Goran Atanaskoviq të cilët kanë zëvendësuar pozitën e këshilltarit të kryetarit dhe zv/kryetarit të komunës dhe një anëtari të këshillit komunal.
Gjithashtu në këtë seancë janë shkarkuar ushtruesit e detyrës së Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” dhe Barnatores së qytetit në Bujanoc, ushtrues detyre të rinjë janë emëruar Bajram Hasani në Barnatoren e qyetetit dhe Bajram Fejzullahu në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc.
Përveç këtyre ndërrime janë emëruar edhe këshillat drejtuese të disa ndërmarrjeve publike të komunës së Bujanocit, ndërmarrjes Komunalia, Drejtoria për Ndërtim, Televizioni Bujanoci, Organizata Turistike, Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, Qendra sportive, Qendra për punë sociale, Enti parashkollor, Shtëpia e Shëndetit, si dhe Barnatorja e qytetit.
Gjatë punimeve të seancës së sotme nuk kanë marrë pjesë 8 këshilltarë shqiptar nga PVD, gjashtë të LPD-së dhe 3 këshilltarë të UDSH-së.
Ndërsa, Sali Salihu nga sot është deklaruar këshilltarë i pavarur dhe mw nuk do të jetë pjesë e koalicionit PVD-LPD-UDSH.
Kryetari i Kuvendit Komunal, Hajredin Hyda i pyetur nga gazetarët se partitë opozitare shqiptare vazhdojnë të bojkotojnë kuvendin, Hyda tha nuk do ti komentoj veprimet e tyre.
“Ne ia kemi dorëzuar të gjithë këshilltarëve materialin, ndërsa nuk kemi marrë kurrfarë paralajmërimi nga partitë opozitare se do ta bojkotojnë këtë seancë”, tha Hyda.
Kjo ishte seance e dytë e kuvendit komunal të Bujanoc pas konstituimit të qeverisjes së re të dalë nga zgjedhjet e 6 majit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Kuvendi-11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!