Kryetarët shqiptarë të komunave urojnë Pavarësinë e Kosovës, Arifi nga Presheva (video)
Lokale

Kryetarët shqiptarë të komunave urojnë Pavarësinë e Kosovës, Arifi nga Presheva (video)

17.Feb.2018 21:27
0
Sot në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë takuar kryetarët e komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, të cilët kanë vendosur që të formohet Sekretariati i Unionit me seli në Tiranë, për shkëmbim të përvojave me komunat shqip folëse.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se është absurde që të jenë anëtarë të rrjeteve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa si bashki dhe komuna shqiptare të mos ketë bashkëpunim apo mos të shkëmbehen përvoja, ngase kanë probleme të njëjta. Ai tha se sot kanë diskutuar për cilësinë e ajrit, për qytete të gjelbra dhe për masat të cilat po i ndërmarrin secila komunë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Ne sot u dakorduam në mbledhje që ta formojmë Sekretariatin Unionit të Bashkive shqiptare, ky sekretariat do të jetë i vendosur në Tiranë dhe më pastaj gjatë këtij viti do ta regjistrojmë. Dhe po ashtu të kemi një staf i cili do të mundohet që të përgatit aplikacionet, por edhe tërë kohën të informojë komunat dhe bashkitë për punët të cilat po bëhen në komunat e tjera. Ideja është që këtë rritje ta bëjmë gradualisht jo vetëm që të kemi një anëtarësi të gjerë, por më të vërtet që ky Union të ketë kuptim. Kur e kemi mbajtur takimin e parë ka pasur zëra të ndryshëm nga qarqet e ndryshme ku thonë: “Po bëhet bashkimi kombëtar, komunat shqiptare po bëhen të gjitha bashkë”. Po e themi edhe një herë që ne po bëjmë shkëmbim të përvojave të komunat shqip folëse. Është kohë e bashkëpunimeve dhe është absurde të thirret për bashkëpunim me komunat tjera para se të bashkëpunojmë ndërmjet veti”, tha Ahmeti.

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës ka thënë se ky takim është më rëndësi për shkak se jep një mundësi pikërisht funksionit më të mirë të komunave shqiptare, dhe si tillë të bëhet ende më operativ pas takimit të sotëm.

“Vlerësoj  se ky lloj i bashkëpunimit është i rëndësishëm për shkak se jep një prakticizëm pikërisht  funksionit më të mirë të komunave tona dhe si i tillë akoma më  tepër bëhet operativ pas takimit të sotëm dhe dëshiroj të shfrytëzoi rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ju uroj dhjetëvjetorin e pavarësisë me dëshirat më të mira për të pasur një shtet të fuqishëm, anëtarë në të ardhmen të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të rajonit”, tha Arifi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se  sot kanë biseduar  kryesisht për çështje të pastrimit, gjelbërimit, transportit publik dhe beson se kjo do të  fuqizohet si një platformë  konkrete.

“Ky në një farë mënyre është Unioni i kryetarëve të bashkive albanofone, të njerëzve të shqipes, kështu që në këtë sens nuk ka kurrfarë drame mbi atë që po realizojmë dhe s’ka kurrfarë agjende sekrete, sot kemi fol kryesisht për çështje të pastrimit, gjelbërimit, transportit publik dhe besoj që do të vazhdojmë ta fuqizojmë këtë si një platformë  konkrete, pragmatike dhe realiste për çfarë mund të bëjnë komunat  dhe bashkitë tona. Jam shumë i lumtur që Tirana do të mik pres Sekretariatin apo selinë e Unionit, tashmë kemi vendosur të ndajmë edhe pak financa për ta fuqizuar këtë. Tashmë Tirana është një qendër rajonale”, tha Veliaj.

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Për Institucionin E Vakëfit Në Hapësirat Ballkanike
Seancë konstituive në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration