Seancë konstituive në Preshevë
Lokale

Seancë konstituive në Preshevë

18.Feb.2018 21:37
0
Kuvendi i komunës së Preshevës të Hënën më 19 Shkurt do të mbajë seancën konstituive dhe pritet të zgidhen organet komunale.

Në këtë seancë fillimisht do të bëhet verifikimi i mandatave dhe pastaj do të hapen mundësitë për zgjidhjen e pozitës së kryetarit, zëvendëskryetarit, sekretarit të kuvendit dhe kryetarit të komunës së Preshevës, shkruan Ttitulli.com.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu më 6 Shkurt kanë nënshkruar marrëveshjeve politike për bashkëqeverisje me komunën e Preshevës.

Të dy këto subjekte përbëjnë 18 këshilltarë ndërsa pritet që gjatë seancës do  ti bashkangjiten 2 këshilltarë serb dhe bashkërishtë përbëjnë një shumicë ndaj 38 këshilltarëve që ka kuvendi komunal i komunës së Preshevës.

Në komunën e Preshevës janë mbajtur zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor 2017 dhe Alternativa për Ndryshim me 15 këshilltarë, Partia Demokratike Shqiptare 11 këshilltarë, Partia  për Veprim Demokratik 6 këshilltarë,  Lëvizja për Reforma –PDSH 3 këshilltarë, Lista Serbe me 2 këshilltarë dhe 1 këshilltarë nga Bashkimi Demokratik i Luginës./Titulli.com/

Kryetarët shqiptarë të komunave urojnë Pavarësinë e Kosovës, Arifi nga Presheva (video)
Sami Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal të Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration