Koment:  A po e humb fuqinë Bashkimi Evropian në Ballkan?
Vështrime

Koment: A po e humb fuqinë Bashkimi Evropian në Ballkan?

27.Dec.2018 10:05
0

Luftërat e jetuara në territoret e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 90 kanë qenë sfida e parë për Politikat e Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

Politika e përgjithshme e jashtme dhe e sigurisë së Bashkimit Evropian lindi gjatë periudhës së viteve 90-të me luftërat e jetuara në territoret e ish-Jugosllavisë. Gjatë periudhës së luftërave, rajoni i Ballkanit pothuajse shërbeu si një fushë testimi për politikat e jashtme të Bashkimit Evropian. Falë përvojave të fituara nga ky rajon, Brukseli i ditëve të sotme u bë më kompetent për kërkimin e paqes dhe stabilitetit në rajonet e tjera të botës. Nga aspekti i Bashkimit Evropian, përvojat e fituara në këtë rajon, shërbejnë edhe si një mjet për të ndjekur politika më efektive në nivelin global.   

Nevoja për bashkëpunim e vendeve të Evropës Perëndimore në politika të jashtme dhe në mbrojtje u shfaq nga mesi i shekullit të 20-të. Pushtimi i Koresë së Jugut nga ana e Koresë së Veriut në vitin 1950 dhe aventurat e Stalinit në Evropën Qendrore ushqyen idetë për nevojën e integrimit të Evropës Perëndimore edhe në fushën e mbrojtjes. Mirëpo disa vende evropiane, me në krye Anglinë, nuk ishin të gatshëm për kompromis të sovranitetit të tyre kombëtar dhe kjo bëri që iniciativat për formimin e Komunitetit Evropian të Mbrojtjes dhe të Bashkimit Politik Evropian të dështojnë. Më pas evropianët u detyruan ta presin Marrëveshjen e Maastricht-it për të vendosur bashkëpunimin në fushat e politikave të jashtme dhe të mbrojtjes. Marrëveshja e Maastricht-it, e cila hyri në fuqi në vitin 1993 përbëhej prej 3 neneve të cilat krijuan Bashkimin Evropian. Neni i dytë i marrëveshjes në fjalë ka të bëjë me Politikat e Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP).

Luftërat e jetuara në territoret e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 90 kanë qenë sfida e parë për CFSP të Bashkimit Evropian. Megjithatë Bashkimi Evropian gjatë asaj periudhe nuk tregoi sukses të madh në Ballkan. Arsyeja kryesore e kësaj është se vendet anëtare të unionit nuk arritën të ndjekin politika produktive në rajon për shkak të interesave të tyre. Për këtë arsye për zgjidhjen e krizës së Ballkanit u ndje nevoja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kjo gjendje dëmtoi imazhin e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë Bashkimi Evropian gjatë viteve 90 u ndikua nga luftërat e jetuara në Ballkan, nga krimet e organizuara dhe nga elementet e ngjashme. Si rezultat i kësaj, përpjekjet për zhvillimin e politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë morën shtysë.

Nuk ishin vetëm luftërat e jetuara në Ballkan ato prej të cilave mori mësim Bashkimi Evropian. Unioni vazhdoi të jetë vazhdimisht i pranishëm në Ballkan edhe në periudhën e pasluftës nga aspekti politik, ekonomik dhe ai ushtarak. Një numër i madh i misioneve policore dhe ushtarake ndërkombëtare, në Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, u vazhduan nga misionet e ndryshme të Bashkimit Evropian. Brukseli zyrtar me përpjekje të NATO-s në njërën anë bëri përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vendet e Ballkanit, e në anën tjetër përkrahu edhe tranzicionet e shoqërive të vendeve të rajonit, gjithashtu përfshiu tërë rajonin në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Të gjitha këto ishin një fushë për të fituar përvojë të rëndësishme në Politikat e Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri. Autoritetet e Brukselit duke u bazuar në këtë përvojë besojnë se Bashkimi Evropian do të mund të japë kontribute të rëndësishme për kërkimin e paqes dhe stabilitetit në rajone të ndryshme.

 
Siç dihet, Marrëveshja e Lisbonës e vitit 2009 forcoi edhe më shumë Politikat e Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri. Me formimin e Përfaqësisë së Lartë të Unionit për Politikat e Jashtme dhe Siguri, gjithashtu të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), Brukseli shpreson të ketë më shumë zë në botë si aktor global. Mirëpo që Bashkimi Evropian ta dëshmoj besueshmërinë e tij si një aktor global atëherë duhet të jetë më i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor, që njihet edhe si kopshti i parëm i unionit. Brukseli, i cili është i vetëdijshëm për këtë, vazhdon me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por në 12 vitet e fundit, për shkak të disa zhvillimeve në politikën e brendshme dhe konflikteve reciproke, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka hyrë në krizë. Në pikën e arritur, hapat reciproke të hedhura nga këto dy vende, i çojnë marrëdhëniet drejt një qorrsokaku. Ajo çka është më interesante, për krizën në Ballkan, Brukseli ndjen përsëri nevojën e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është e qartë se politikat që ndjek Brukseli në rajon, kanë në përgjithësi efekt përmirësues për marrëdhëniet. Por përsëri, nga aspekti i Bashkimit Evropian, në Ballkan ka probleme të rëndësishme politike, që presin zgjidhje. Para së gjithash edhe pse në një periudhë kur duket se do të hiqet pengesa e Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duhet që Brukseli të hedhë hapa konkrete që mbështesin Shkupin. Pavarësisht se Maqedonia dhe Greqia kanë arritur në kompromis përballë problemit të emrit, për shkak të zhvillimeve në politikën e brendshme të Bashkimit Evropian, nuk mund të hedhë hapa për përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në Union. Ç’është më e keqja, në muajt e fundit, Brukseli filloi të tregojë përsëri pafuqinë përballë problemeve në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Kjo gjendje bëhet shkas për rigjallërimin e problemeve të ndjeshme në vendet e Ballkanit.  

Nga Dr. Erhan Turbedar

copy(/home/titulli/public_html/images/image/allkan.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Daçiq e zbulon planin Kosovë-Serbi: Korrigjimi i kufirit është në tavolinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration