Si ndërtoi perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë
Vështrime

Si ndërtoi perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë

22.Aug.2019 10:17
0

Në një raport të vitit 2014 nga Forcat Speciale Investiguese të udhëhequra nga amerikani Clint Williamson, thuhet që ka prova që persona të UÇK-së kanë kryer operacione si “vrasje të jashtëligjshme, pengmarrje, dënime ilegale, dhunë seksuale, kanë shtyrë zhvendosjen e personave si dhe ka shkatërruar kisha dhe objekte të tjera fetare”, veprime të cilat konkludojnë në një “spastrim etnik”, gjatë periudhës pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

Ky raport shtyu në krijimin e mandatit të Gjykatës Speciale e cila merret me krimet e kryera nga UÇK-ja.

Megjithatë, në shkurt të këtij viti Hashim Thaçi është bërë president i vendit, dhe shumë besojnë që arsyeja pas kësaj është imuniteti ndaj persekutimit në gjykatë.
Përderisa Thaçi është zgjedhur president, turma njerëzish kanë protestuar jashtë parlamentit duke kundërshtuar atë çka ata e shohin si triumf të korrupsionit dhe frikësimit. Çuditërisht, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë ka dënuar vetëm taktikat e përdorura nga protestuesit.

Kushtetuta e Kosovës premton që shteti i ri do të kontribuoj në stabilitetin e rajonit dhe të Evropës. Duke pasur parasysh numrin e kosovarëve që kërkojnë azil jashtë vendin dhe së presidenti aktual i këtij shteti është i akuzuar nga Këshilli i Evropës për udhëheqjen e një rrejti kriminal duke përfshirë trafikimin njerëzor, shkëmbimet seksuale dhe distribuimin e heroinës, këto qëllime nuk janë arritur.

Në brendinë e petkut liberal dhe multietnik të Kosovës, shtrihet korrupsioni në mes të rrjeteve kriminale vendore e ndërkombëtare. Në vend se të merren parasysh stereotipat për Ballkanin dhe të fajësohen faktorët lokal, kjo gjendje aktuale e Kosovës duhet të shihet edhe si funksion, të paktën deri në një shkallë të konsiderueshme, i zgjedhjeve të bëra nga akterët e jashtëm të vendosur për të ruajtur imazhin e tyre ne kurriz të kosovarëve.

Ndërsa kosovarët stoik dhe të shkathët që kanë duruar braktisjen dhe efektet e korrupsionit, vështirë se do të vazhdojnë të veprojnë kështu.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e fundit ishte më e ulëta që nga ndërhyrja e NATO-s; 62% e votuesve besojnë që vota e tyre nuk mund të përmirësoj gjendjen aktuale politike në vend ose janë të pasigurt në ndikimin që mund të kenë përmes votës.

Kështu Kosova paraqet një shpërthim potencial të shqetësimit të përhapur social, të kombinuar me mungesën e besimit në sistemin demokratik; zemërimi i popullit është në ndërtim dhe trazira të dhunshme civile janë të mundshme.

Kosova shumë shpejt mund të kthehet në qendër të vëmendjes për arsye të gabuara.

Autor: Aidan Hehir 

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/idan-hehir.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration