Daçiq e zbulon planin Kosovë-Serbi: Korrigjimi i kufirit është në tavolinë
Lokale

Daçiq e zbulon planin Kosovë-Serbi: Korrigjimi i kufirit është në tavolinë

27.Dec.2018 08:29
0

Daçiq e ka pranuar se ideja për korrigjimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve “është e vetmja në tavolinë, por ajo duhet të përcillet edhe me marrëveshje tjera”.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq thotë se Serbia në vitin 2019 sigurisht intensivisht do të merret me Kosovën dhe “sigurisht në format tjetër seç ishte deri më tash”.

“Askush nuk mund të thotë – do ta zgjidhim Kosovën vitin e ardhshëm, të paktën askush nga politikanët serioz edhe tek ne edhe në botë. Sa i përket meje, unë do të dëshiroja që qysh nesër të mirremi vesh dhe të kemi zgjidhje, por kjo nuk është reale, duhen edhe shumë copëza që të bashkohen”, ka thënë Daçiq për “Nedeljnik”, i pyetur se a pret që vitin e ardhshëm të zgjidhjet çështja e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që ta mbushin atë vakuum dhe kjo është mirë për tërë procesin, sepse nuk dëshirojmë që të humbet kohë. Këtë e lehtëson edhe letra e Donald Trumpit për presidentin Vuçiq si shenjë e mirë që edhe Amerikës i duhet vazhdimi i dialogut, që mos të humbet kohë, ashtu siç ka ndodhur shumë herë këto 5-6 vjetët, gjithmonë me fajin e Prishtinës”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

 

Ai ka theksuar, sipas mendimit të tij, se në proces përveç SHBA-ve, të përfshihen edhe fuqitë tjerë, si Kina dhe Rusia, sepse kjo do të siguronte garanci të gjera ndërkombëtare për gjithçka që arrihet marrëveshje.

“Kjo do të thoshte legjitimitet i plotë ndërkombëtar për gjithçka që mirremi vesh rreth Kosovës, dhe para se gjithash do të siguronte që marrëveshja të zgjaste me shekuj, që për Serbinë është interes”, ka shtuar ai.

Daçiq e ka pranuar se ideja për korrigjimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve “është e vetmja në tavolinë, por ajo duhet të përcillet edhe me marrëveshje tjera”.

“Ne nuk heqim dorë nga të drejtat më të mëdha për bashkësinë serbe në Kosovë, nga mbrojtja e trashegimisë serbe, nga pasuria e madhe që Serbia e ka në Kosovë, këtë e dinë të gjithë”, ka thënë ai.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/vica-dacic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Koment: A po e humb fuqinë Bashkimi Evropian në Ballkan?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration