Ish kandidati për deputet Sadriu: PVD dhe marrëveshja me Çedomir Jovanoviqin?
Deputeti popullor, Fatmir Hasani është futur në një grup parlamentar me partinë e Çedomir Jovanoviqit dhe Sulejman Uglaninit gati në fund të mandatit të tij në parlamentin e Serbisë.
Këto zhvillime politike, ish-kandidati për deputet popullorë nga lista e Çedomir Jovanoviqit në vitin 2012 Kujtim Sadriu i ka komentuar duke vlerësuar se PVD po kthehet në vizionin e tij politik para 7 viteve.
“Afërsia e PVD-se me PLD-në në fund të mandatit të zgjedhjeve 2016-në kjo vetëm dëshmon një koalicionin parazgjedhor me Çedomir Jovanoviqin dhe Sulejman Uglanin që do të mbahen në vitin e ardhshëm. Më këtë PVD kalkulon që ti nxjerr dy deputet ne nivel republikan. Dhe nëse arrin ti merr dy deputet PVD pran nuk do të qëndrojë në grup parlamentar me LDP-në< u shpreh Kujti Sadriu për Titulli.com.
Ai kujton kohën kur ishte kandidatë në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 me Çedomir Jovanoviqin.
“Në kohën kur pata mbështetur Çedën si fillestar në politikë, Riza Halimi dhe elektorati i tij na patën drejtuar akuza të rënda. Ndërsa shtatë vite më vonë një subjekt me tri decenie që ka funksionuar dhe siç thonë ata me një taban “patriotik” ka ardhur në idenë dhe vizionin tim që kisha”, theksoi Sadriu.
Sipas tij PVD i ka shqisat e të nuhaturit shumë të zhvilluara dhe është e prirur ti bëj të gjitha kalkulimet që të përfitoj sa më shumë për interesa të tyre.
Kujtim Sadriu në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 6 maj të vitit 2012 ishte kandidatë i parë shqiptarë për deputet nga Lugina e Preshevës në listën e Çedomir Jovanoviqit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujtim-sadriu.jpg): failed to open stream: No such file or directory