Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për kalim të ri kufitar Llojan-Miratoc
Lokale

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për kalim të ri kufitar Llojan-Miratoc

16.Dec.2019 18:53
0

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka pritur në takim homologun e tij serb, Nebojsha Stefanoviç, me ç'rast dy ministrat kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e kalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në sferën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit dypalësh, vijoi takimi i delegacioneve ku u bashkangjit edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjeve ministrat u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.

Ministri Spasovski tha se marrëveshjet e nënshkruara janë në interes të qytetarëve. Duke folur për kalimin e përbashkët kufitar, ai tha se qytetarët përballen me këtë problem për pothuajse 20 vite.

"Puna jonë fillon me hapjen e një kalimi të përbashkët kufitar i cili fillimisht do të funksionojë si një vendkalim kufitar lokal dhe pasi të jenë përmbushur kushtet, ai më në fund do të funksionojë si një vendkalim i përbashkët kufitar për komunikacion ndërkombëtar. Gjithashtu, me shumë rëndësi është marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve", tha Spasovski.

Spasovski gjithashtu tha se shënohet rritje e tentimeve për kalim ilegal të kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke shtuar se deri më tani forcat nga Maqedonia e Veriut bashkë me kolegët e tyre nga vendet e ndryshme kanë ndaluar rreth 21 mijë migrantë që kanë tentuar të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.

Ministri serb Stefanoviç tha se tre marrëveshjet e nënshkruara fokusohen në probleme aktuale që duhet zgjidhur me veprime të përbashkëta.

"Sigurisht, marrëveshja për bashkëpunim në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe marrëveshja për bashkëpunim në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve do të jenë përgjigje të mira për krizën e migrantëve. Në këtë moment, ju e dini që luftimi i kalimit të paligjshëm të kufijve është një nga prioritetet e të dy vendeve dhe diçka për të cilën ne kemi punuar edhe përkundër përpjekjeve të mëdha që ka bërë Evropa përmes Frontex-it. Ne edhe me marrëveshje dypalëshe dhe me ardhjen e 10 oficerëve të policisë kufitare të Republikës së Serbisë në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë treguam se duam të punojmë së bashku dhe të jemi në solidaritet në një kohë kur kriza e migrantëve ishte e rëndë në vitin 2015", tha Stefanoviç.

Zv/kryeministri Osmani, i cili ishte koordinatori i projektit të kalimit kufitar Llojan-Miratoc, tha se pret që marrëveshja për kalimin e përbashkët kufitar të ratifikohet në kuvendet e dy shteteve para festave të fundvitit, me çka edhe do të fillojë të funksionojë vendkalimi i ri kufitar.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/pasovkis-stefanovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ish kandidati për deputet Sadriu: PVD dhe marrëveshja me Çedomir Jovanoviqin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration