Zjarret në Bujanoc ishin të qëllimshme
Lokale

Zjarret në Bujanoc ishin të qëllimshme

28.Aug.2012 01:38
0
Ky është konkluzioni nga mbledhja e mbajtur të hënën në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, me anëtarit e shtabit për emergjencë. Pas raportimeve nga anëtarët e këtij shtabi është thënë se shumica e këtyre zjarreve janë shkaktuar nga vetë qytetarët e papërgjegjshëm për përfitime ekonomike, pasi drunjtë e djegur, e sidomos pishat, më pas do të prehen dhe shiten në treg, raporton portal i pavarur informativ Titulli. Edhe stacioni policor në Bujanoc ka dyshimet se deri te zjarret në komunën e Bujanocit erdhi pasi ato janë ndez nga vetë qytetarët. Këto komente i bëri komandanti nga stacioni policor në Bujanoc, Dragan Velliçkoviq i cili është pjesë e shtabit për emergjencë. “Gjatë ditës së hënë në aksionin e policisë janë konfiskuar pesë  traktorë me drunjë afër Klenikut, ndërsa prerësit e drunjëve janë nën hetime për veprën e bërë”, theksoi Velliçkoviq. Një tjetër kërkesë që doli nga kjo mbledhje ishte edhe rritja e numrit të zjarrfikësve në Bujanoc, pasi numri i tanishëm prej 6 zjarrfikësve është i vogël dhe nuk përbush kërkesat e kësaj komune. “Kërkuam që njësia e zjarrfikësve në komunën e Bujanocit të rritet edhe me gjashtë zjarrfikës të tjerë dhe të ketë gjithsejtë 12, në mënyrë që të jemi më efikas në ruajtjen e kësaj pasurie natyrore”, tha pas mbledhjes kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Komuna e Bujanocit, si shumë vende të rajonit, ditëve të fundit është përfshirë nga shumë zjarre ku si pasojë janë djegur me mijëra hektarë pyje dhe kështu kanë shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe të pasurisë natyrore. Nga ky takim shtabi i Emergjencës pranë kësaj komune edhe njëherë ka bërë apel për kujdes më të madh dhe të mos ndizen zjarre të cilat përveç dëmit material mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zjarrfiksit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Forcohet me dy këshilltarë koalicioni qeverisës në Bujanoc ?
Në moshën 62 vjeçare, ndërroi jetë Sadete Presheva (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration