Lokale
Në moshën 62 vjeçare, ndërroi jetë Sadete Presheva (video)
Pas një sulmi në zemër, Sadete Presheva, poetesha dhe profesoresha e gjimnazit "Skënderbeu" në Preshevë, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare (20.07.1950 – 27.08.2012).
Ajo ndërroi jetë në Durrës ku edhe ishte për pushime. Edhe pse morri ndihmën e parë në spitalin e këtij qyteti të Shqipërisë nuk u arritë që të ndihmohej, si kishte pësuar infarkt në zemër, raporton Titulli.
Trupi i pajetë i Sadete Preshevës është rrugës për në shtëpi, në Preshevë. Poetesha dhe profesoresha e rrespektuar gjatë jetës së saj edukoi gjenerata,ndërsa pas vetes la edhe një numër veprash letrare.
Një kohë ishte edhe kryetare e klubit letrar "Migjeni". Trupi i pajetë pritet të varroset nesër në Preshevë
Më poshtë mund të ndiqni videon e realizuar nga Televizioni Presheva më vitin 2010, me rastin e botimit të librit "Kërkoj kohë të qetë"./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=m8wDUhbcfek&feature=player_embeddedcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/sadete-presheva1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!