Zgjedhjet në Luginë, a do të marrin pjesë partitë politike?
Lokale

Zgjedhjet në Luginë, a do të marrin pjesë partitë politike?

04.Sep.2014 07:50
0
Kur kanë mbetur më pakë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve për Këshillë Kombëtar Shqiptar (KKSH) subjektet politike në Luginë ende po kalkulojnë rreth pjesëmarrjes në këto zgjedhje.

26 tetori është data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për Këshilla të pakicave kombëtare në Serbi, mirëpo deri në ditën e sotme nuk kemi asgjë zyrtare rreth pjesëmarrjes së subjekteve politike në këto zgjedhje.

Mirëpo, jozyrtarisht portali informativ Titulli.com ka mësuar  se interesimi për pjesëmarrje në zgjedhje është mjaft i lartë.

“Patia për Veprim Demokratik (PVD) si themeluese e KKSH-së pritet të marrë pjesë në këto zgjedhje, vendimi do të zyrtarizohet ditëve në vijim”, thonë zyrtarët e PVD-së.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) si parti e dytë në Luginë, për dallim nga zgjedhjet e para që i kishte bojkotuar, në votimin e 26 tetorit me shumë gjasë do të jetë në listën zgjedhore.

“Presim vendimin e Kryesisë, mirëpo nga diskutimet e deritanishme shihet se anëtarët ndajnë mendim më shumë për pjesëmarrje sesa bojkot”, shprehet anëtari i kryesisë së PDSH-së, i cili deri në vendimin përfundimtar preferon të mbetet anonim.

Subjektet tjera politike, sidomos ato më të voglat, presin vendimin e subjekteve që selinë kanë në Preshevë.

Partia Demokratike (PD), sipas anëtarëve të saj, vendimin e vet është duke e koordinuar me PDSH-në, ngjashëm me atë të zgjedhjeve parlamentare kur vendosi për bojkot.

Të ndikuar nga vendimi i PDSH-së do të jenë edhe subjektet që bashkëqeverisin me pushtetin lokal në Preshevë, siç është Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL), ndërsa më i pavarur në vendim është Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) i cili është në opozitë në këtë komunë.

Interesim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka shprehur edhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), ndonëse edhe kjo është në pritje se çfarë do të vendosin subjektet tjera shqiptare.

Zgjedhjet e para katër viteve për KKSH ishin bojkotuar nga shumica e subjekteve politike shqiptare përderisa në to kishin marrë pjesë PVD dhe UDSH.

Edhe pse ky organ dihet se ka një buxhet simbolik (për krahasim, sa gjysma e buxhetit të Radio Televizionit Bujanoci) duket se kompetencat në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare, kanë nxitur, sidomos subjektet që drejtojnë me qeverisjen lokale, që të kenë në “dorë” edhe këtë organ në mënyrë që në të ardhmen të mos paraqiten probleme me emërime të udhëheqësve të institucioneve nga fushat e lartshënuara.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është zgjedhë me mbi 17,000 vota të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe gjetiu në Republikën e Serbisë./Titulli.com/

"Gjuha e kaltër" po shfarosë bagëtitë në Medvegjë
Sistemi serb që regjistron edhe rënien e gjetheve në kufi!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration