Lokale
YouthBuild, të rinjtë që ndërtojnë së bashku (video)
Në Bujanoc sot është bërë ndarja e certifikatave 47 të rinjve nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja të cilët kanë marrë pjesë në aksionet vullnetare
Nga programi YouthBuild i cili është realizuar në këto komuna i është mundësuar të rinjve shqiptar, serb dhe romë të trajnohen dhe të fitojnë njohuri të nevojshme për tregun e punës.
“Jam shumë e lumtur që sot këta të rinj shqiptar, serb dhe romë kanë përfunduar trajnimin gjashtë mujor. Këta të rinj me aktivitet e tyre gjatë trajnimit kanë treguar se me pakë mjete së bashku mund të bëhet shumë punë”, ka thënë me këtë rast Dubravka Velat, drejtoresha ekzekutive e organizatës Iniciativa Qytetare (Gradjanska Iniciativa).
Në ndarjen e certifikatave sot mori pjesë edhe Peter Twichell drejtori i YouthBuild International, i cili falënderoi të rinjtë për pjesëmarrje aktive në këtë program.
“Dua që të keni në mëndje se me suksesit e arritur sot ju jeni bërë pjesë e një suksesi të madh të cilin e përbëjnë 8 mijë të rinj të cilët çdo vit kalojnë përmes projektit të YouthBuild dhe me këtë përveç vetes ndihmojnë edhe shoqërinë ku jetojnë”, është shprehur Twichell, i cili i ndau të pranishmëve certifikatat.
Ky organizim u përshëndet edhe nga zyrtarët e Komunës së Bujanocit të cilët premtuan që edhe në të ardhmen do të ndihmojnë projekte të ngjashme.
“Komuna e Bujanocit në mënyra të ndryshme përkrah këtë projekt i cili është shumë i veçantë dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në mënyrë që sa më lehtë të vijnë deri te vendet e punës”, është shprehur Arbër Pajaziti, shef i zyrës së kryetarit të komunës.
Gjatë këtij programi gjashtë mujor, 47 të rinj të tre komuniteteve që jetojnë në këtë rajon kanë organizuar në mënyrë të pavarur aksione lokal në tri komunat e lartpërmendura.
Të rinjtë romë, shqiptarë dhe serbë së bashku kanë rinovuar parqet e qytetit në Vranjë dhe Bujanoc , kanë rregulluar stadiumin dhe kopshtin e çerdhes në Preshevë si dhe kanë shpërndarë rreth 100 paketa me ndihma humanitare për banorët e qendrave kolektive.
Përveç punës vullnetare në komunitet, këta të rinj çdo ditë kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara në Qendrën e Trajnimit në Bujanoc ku ata mësuan se si të punësohen, të fillojnë biznes dhe të jenë aktiv në komunitet .
Gjuha angleze, shkathtësitë e komunikimit, teknologjia informative dhe marketingu, gjithashtu kanë qenë tema gjatë trajnimeve të përditshme.
Të gjithë këto ishin aktivitete të programit YouthBuild të cilin e zbaton Iniciativa Qytetare (Gradjanska Iniciativa) nga Vranja, për të dytin vit radhazi.
Gjatë dy viteve të zbatimit , programi YouthBuild ka edukuar dhe angazhuar në aktivitete 85 të rinj romë, shqiptarë dhe serbë.
Në ceremoninë që sot u organizua për ndarjen e certifikata u dhanë edhe mirënjohje kompanive vendore që ndihmuan aksionet e të rinjve, ndërsa u prezantua edhe premiera e filmit të metrazhit të shkurt “YouthBuild Serbia”./Titulli.com/
http://youtu.be/xoNgKkMfTKkcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Youth-bild3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!