Lokale
PD shënon referendumin e shqiptarëve të Luginës
Në takimin që sot zhvilloi Partia Demokratike (PD) u shënua 21 vjetori i referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) sot në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në mbledhjen e mbajtur me anëtarët e saj dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal ka ritheksuar kërkesat e votuara të shqiptarëve në referendumin e para 21 viteve.
Përveç referendumit, të pranishmit diskutuat edhe për situatën aktuale politike, ndërsa kryetari i Forumit Rinor dhe anëtari i kryesisë së PD-së Arbër Pajaziti theksoi se temë bisedimi ishte edhe hapja e një konkursi për punësim të të rinjve të Komunës së Bujanocit.
“Në mbledhjen e sotme morën pjesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike, anëtarët e Këshillit Komunal të cilët i takojnë PD-së si dhe 12 këshilltarët komunal të këtij subjekti. Në këtë mbledhje kemi shënuar 21 vjetorin e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ndërsa njëherit kemi diskutuar edhe për situatën politike të krijuar kohëve të fundit në Komunën e Bujanocit dhe Preshevës , punësimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik, me çrast Komuna e Bujanocit shpreson që në një të ardhme të afërt të hap një konkurs për punësim të rinjve të kësaj komune”, përfundoi Pajaziti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/pd-mbledhja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!