Vuçiq nuk e di ku janë kufijtë midis shqiptarëve e serbëve, marrëzi për Medvegjën e Preshevën
Lokale

Vuçiq nuk e di ku janë kufijtë midis shqiptarëve e serbëve, marrëzi për Medvegjën e Preshevën

16.Oct.2018 13:18
0

Rikufizim do të thotë që të kemi kufij midis serbëve e shqiptarëve, e që sot nuk e dimë ku janë, atje ku themi ne apo ku thonë shqiptarët, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se konsideronte se ata duhej të përcaktohen në mënyrë që të ketë paqe e stabilitet me shqiptarët në 100-200 vjetët e ardhshme, por vullneti i qytetarëve ishte kundër, raportojn[ mediat e Beogradit, transmeton koha..

Vuçiq u tha gazetarëve se Serbia është larg nga qëndrimet për zgjidhjen e problemit të Kosovës, por ka paralajmëruar se do të vazhdojë të luftojë dhe të bisedojë në mënyrë që një ditë të jetë e mundshme marrëveshja, porse nuk e di “në se do të ndodhë brenda tre muajsh apo brenda një viti”.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kufirit, Vuçiq tha se askush në botë nuk e di se ku janë ata kufij.

kujtuar se për hir të ardhmërisë ka rëndësi që ta dimë (ku është kufiri – sqarim ynë), që të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët për 100-200 vjet. Nuk ia dolëm, sepse qytetarët konsideronin se më mirë është të qëndrojmë as në qiell, as në tokë. Mendoj se ishte gabim dhe nuk është vlerësuar në pikëpamje strategjike, por do ta respektoj vendimin e popullit, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq thotë se vazhdimisht është i gatshëm të bisedojë me të gjithë, porse e habit pak se çfarë kërkon Hashim Thaçi në Paris në shënimin e fitores në Luftën e Parë Botërore, ndërsa ka shtuar se atje është vendi për shtetet ngadhënjyese.

Unë do të shkoj, ndërsa Thaçi do të jetë në margjina, kështu që unë do të shëtisë deri te margjina, është shprehur Vuçiqi, i cili ka shfaqur shpresën se para nëntorit do të ketë ndonjë bisedë midis Beogradit e Prishtinës,

Vuçiq ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë me shqiptarët, “se është e lejueshme që në tavolinë të shtrohet gjithçka” dhe se ai hesht edhe kur dëgjon “marrëzi për Medvegjen e Preshevën”, është shprehur ai.

Po heshti dhe të shohim nëse ia dalim të arrijmë marrëveshje. E shoh se nga kjo punë nuk del gjë, meqë shqiptarët po i rrisin apetitet e popullit të vet, në vend se t’i pakësojnë...

A ka përmendur edhe “qëndrimet dyfytyrëshe” , siç është shprehur, të disave nga bashkësia ndërkombëtare që flasin për hapjen e Kutisë së Pandorës, por ka përjashtuar se është fjala për amerikanët, të cilët flasin se janë kundër lëvizjes së kufijve, “ndërsa nuk kanë lidhje se ku janë ata”.

“Nëse mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, ne ata asnjëherë nuk do t’i pranojmë”, citojnë mediat Vuçiqin.

Vuçiq konsideron po ashtu se përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë është dashur të reagojë ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan Kyle Scottit, kur ka thënë se për të Kosova nuk është “shtet i ashtuquajtur”.

“Nuk është punë e jote ambasador të korrigjosh gazetarin, por të përgjigjesh në pyetje, por ja ç’t’i bësh, fatkeqësisht nuk kam qenë aty”, ka thënë Vuçiq, i cili ka shtuar se “do të ishte mirë që ekselenca e tij të tregonte më shumë respekt për vendin nikoqir”.

Pyetja ime për të ashtuquajturën Qeveri e Kosovës dhe ambasadorin është pse negociojnë me Serbinë nëse ato janë qeveri të ligjshme shtetesh të pavarura dhe sovrane> Çfarë kërkon OKB nëse ato janë shtete të pavarura e sovrane, në bazë të cilit vendim e rezolutë merrni vendime për të formuar ushtrinë e Kosovës, ka pyetur Vuçiq, sipas raportimit të medieve të Beogradit.

Ka thënë po ashtu se “do të luftoj për interesat e popullit tonë në Kosovë me gjithë zemër e me të gjitha forcat”.

"Po dëgjoj marrëzi për Preshevën dhe Bujanocin"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration