"Po dëgjoj marrëzi për Preshevën dhe Bujanocin"
Lokale

"Po dëgjoj marrëzi për Preshevën dhe Bujanocin"

16.Oct.2018 21:16
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se mendon që është e nevojshme të ngrihen kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiq.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e polikës së tij karshi çështjes së Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Beograd.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiq.

Përveç tjerash, presidenti serb ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se më 11 nëntor do të takojë në Paris, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e Kosovës.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, nuk e di, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë deri te një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi” deklaroi presidenti serb.

Në këtë deklaratë, Vuçiq ka folur edhe për rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës.

“Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?” ka shtruar pyetjen presidenti Vuçiq.

Çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përmendur termin korigjim të kufirit, dhe sipas tij, përmes këtij procesi Kosovës do t’i bashkohen komunat e Luginës së Preshevës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/uciq-thaci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq nuk e di ku janë kufijtë midis shqiptarëve e serbëve, marrëzi për Medvegjën e Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration