Lokale
Vetëvritet polici i SP të Bujanocit
Pjesëtari i policisë së Stacionit Policor në Bujanoc sot rreth orës 04:30h ka bërë vetëvrasje.
Sasha Stanisavljeviq (44) nga fshati Allakincë, komuna e Surdulicës me pistoletën zyrtare ka kryer vetëvrasje.
Tragjedia ka ndodhur në Surdulicë, në vendin ku rruga anësore nga fshati Allakincë lidhet me rrugën regjionale, drejtimi Surdulicë – Vlladiçin Han, kanë konfirmuar për Tanjugun në stacionin policor në Surdulicë, transmeton Titulli.
“Bëhet fjalë për vetëvrasje klasike, në prani të dëshmitarëve. I ndjeri Stanisavljeviq këtë akt e ka kryer në gjendje të ngarkuar”, ka thënë gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë, Stanisha Mihajlloviq.
Tanjugu ka arrit të mësoj se gjatë natës, i ndjeri Stanisavljeviq, është marrë në telefon nga Nishi ku është ftuar për t’u lajmëruar në klinikën shëndetësore ku vajza e tij Millica, nxënëse e klasës së dytë të shkollës së mesme, po shërohej nga leukemia.
“Kolegu Stanisavljeviq ka supozuar se për çfarë arsye po e ftojnë, pasi që vajza e tij ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kunatit, i cili në mëngjes e dërgonte për në Nish, i ka thënë që për një moment ta ndalë makinën, pas së cilës është larguar pak nga makina dhe aty i ka shtirë vetes në kokë”, thotë një kolegë e Stanisavljeviqit.
Stanisavljeviq ishte pjesëtarë i Policisë në Stacionin policor në Bujanoc. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë./ Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/policia1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!