Lokale
Talenti nga Tërnoci që frymëzimin e gjen në muzikë (video)
Ka filluar të merret me muzikë nga mosha 15 vjeçare, quhet Fatmir Fejzullahu, ndërsa shokët e njohin si Dj Fati.
Ndoshta pak i njohur për ju, por këngët e tij të zhanrit RNB janë mjaftë të dëgjuara në mesin e të rinjve nga Lugina.
Kënga “E vetmja je ti Tina” që këndohet nga Dj Fati (Fatmir Fejzullahu) në bashkëpunim me Maji Danger ka arrit shikueshmëri të lartë në kanalin e tyre në youtube duke kaluar 100 mijë shikime.
Siç tha për Titullin, 19 vjeçari Dj Fati, në fillim e nisi si producent (beat makers) , ndërsa pas një kohe filloi bashkëpunimin me grupin preshevar “Striqka” ku më pas u bë pjesë e tyre.
Deri tani ka përpunuar më shumë se 10 beat-instrumentale. Kënga e cila u shndërrua në hit ishte Money Money e grupit “Striqka” dhe Dj Fatit.
Përveç bashkëpunimit në Luginë këngëtari nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, ka bashkëpunuar edhe me grupe tjera nga vendet fqinje.
Një bashkëpunim të mirë kishte me Tensioni-G “Tash shko” - këngëtar nga Gjilani, me Maksin nga grupi Etna nga Ferizaji – kënga “Kujt i thua dashuri”, ndërsa bashkëpunimi i fundit është me Leotrim Kastratin nga Bujanoc-kënga “Loti rrjedh nga syri”.
Dj Fati premtoi se në të ardhmen do të nxjerr një video klip, ndërsa bashkëpunimi e tij do ta vazhdojë edhe me grupe si MCM MetKilla nga Vushtrija si dhe Petro G nga Prishtina.
Nga biseda jonë me Dj Fatin (Fatmir Fejzullahun) arritëm të zbulojmë se ai nuk do të zhgënjejë fansat e tij, pasi ka energji dhe plane të shumta për të ardhmen./Titulli.com/
http://youtu.be/tUkq1WJez4kcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/rnb-music.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!