“Vetëtima 1”, katër të arrestuar në Luginë
Lokale

“Vetëtima 1”, katër të arrestuar në Luginë

28.Dec.2013 21:46
0
Nga 128 të arrestuar, në mesin e tyre dy persona në Preshevë dhe dy të tjerë në Bujanoc, është bilanci i aksionit të policisë i filluar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Nën dyshimin se janë shitës të drogës të shtunën janë vënë pas hekurave katër qytetarë të Luginës, dy nga komuna e Bujanocit dhe dy nga ajo e Preshevës, kështu njofton stacioni policor në Vranjë. Sipas fjalëve të kryeshefit të këtij stacioni Sllagjan Vellinoviq, me këtë rast sasia e konfiskuar e narkotikëve nuk është e madhe. “Tre vetë u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer vepër penale, prodhim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, derisa tek njëri është konfiskuar një armë”, njoftoi zyrtari policor, transmeton Titulli. Kundër këtyre personave do të ngritet padi penale në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë nën dyshimin se është kryer vepër penale prodhim i paautorizuar, mbajtje, bartje dhe shitje të armëve dhe materialeve eksploduese. Në këtë aksion policor të quajtur "Vetëtima 1" i cili filloi nga ora 04:30, në tërë territorin e Serbisë janë arrestuar 128 të dyshuar si shitës droge. /Titulli.com/   _____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/policia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PVD me anëtar të rinj në radhët e saj
100 shtëpi për Luginën: Premtuan para, nuk e japin asnjë euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration