PVD me anëtar të rinj në radhët e saj
Lokale

PVD me anëtar të rinj në radhët e saj

28.Dec.2013 22:33
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) dega në Bujanoc, të shtunën, në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka mbajtur takimin me të rinjtë e kësaj komune, me ç’rast janë regjistruar edhe anëtarë të rinj në këtë subjekt politik shqiptar. PVD, në takimin e mbajtur ka shpalosur nismën e saj “Rinia vendos” përmes së cilës kërkon aktivizimin për ndryshime pozitive në këtë komunë. Në mbledhjen me të rinjtë, përveç kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberit, mori pjesë edhe deputeti Riza Halimi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri. pvd-2 Me këtë rast një numër i konsiderueshëm i të rinjve iu bashkuan këtij subjekti politik duke iu ndarë edhe librezat. Nisma “Rinia vendos” sipas përfaqësuesve të PVD-së ka për qëllim promovimin e aktivizimit të të rinjve, ndërsa është kundër familjarizimit, favorizimin e shtresave të njerëzve të caktuar, që sipas këtij subjektit opozitar janë prezente në komunë të Bujanocit./Titulli.com/   __________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/pvd-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoc: Kujt i vjen ftohtë, bujrum çaj falas
“Vetëtima 1”, katër të arrestuar në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration