Lokale
“Vetëm” Lugina e paguan sigurimin, jo edhe serbët e Kosovës !
Shqiptarët e Luginës dhe ata të Kosovës po dëmtohen me pagesat e taksave të sigurimit për automjete. Këtij vendimi po i “shpëtojnë” serbët e Kosovës të cilët kanë nga dy palë targa, të Kosovës dhe Serbisë.
Në redaksinë e Titullit këtë shqetësim përmes fakteve e kanë paraqitur bashkatdhetarët që janë për pushime në Luginë.
“Ishim duke u kthyer nga Kosova dhe afër pikës kontrolluese në Konçul pamë një drejtues të automjetit me targa të Kosovës duke i ndërruar me ato të Serbisë”, tha për Titullin E.I.
Ai shpjegoi se ky qytetarë serb së pari shikoi në drejtimin tonë, kur pa se jemi me targa të huaja, lirshëm i ndërroi nga të Kosovës me ato të Serbisë (GL).
“E denoncojmë këtë rast dhe shumë të tilla që ndodhin, pasi jemi të shqetësuar për shqiptarët që jetojnë në Luginë e të cilët duhet të paguajnë këtë taksë prej 20 euro për të hyrë në Kosovë, pasi që një taksë e tillë është një barrë shumë e rëndë në këtë kohe krize ekonomike”, përfundoi denoncuesi, i cili me telefonin e tij kishte arritur ti kapë pamjet e ndërrimit të targave.
Policia e Kosovës nga 1 qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa të Serbisë që kanë inicialet e qyteteve të Kosovës.
Në disa raste ata ia kanë sekuestruar targat e Serbisë, mirëpo si duket një numër i konsiderueshëm edhe sot i shfrytëzojnë këto targa, në këtë rast vetëm në territorin e Serbisë dhe kështu i ikin pagesës së taksës së sigurimit të automjetit.
Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel.
60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje ata paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/GL.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!