Lokale
Riza Halimi “prish” koalicionin në Bujanoc
Sipas burimeve të gazetës Danas, në parim është arritur marrëveshja që koalicioni qeverisës në Bujanoc të përbëhet nga nëntë këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit, katër të “Koalicionit për Bujanocin”, dy të Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikolliqit, si dhe gjashtë këshilltarë të Lëvizjes së Progresit Demokratik, transmeton Titulli.
Edhe ky koalicion i ri gjithashtu do të ketë 21 këshilltarë dhe kështu në vend të kryetarit aktual Nagip Arifi do të kthehej Shaip Kamberi (PVD), i cili në mandatin e kaluar ka ushtruar këtë detyrë.
Më parë deputeti popullor Riza Halimi (PVD) në Parlamentin e Serbisë me votën e vet i ka dhënë mbështetje qeverisë së sapoformuar të Serbisë dhe ka biseduar me drejtuesit e Partisë Socialiste të Serbisë dhe të asaj Përparimtare Serbe për formimin e koalicionit të ri në Bujanoc.
Sipas Danas PVD e Riza Halimit në Medvegjë pas zgjedhjeve lokale gjithashtu ka formuar koalicion qeverisës lokal me socialistët e Daçiqit duke i dhënë mbështetjen Sllobodan Drashkoviqit që edhe njëherë të zgjidhet kryetarë i kësaj komune.
Gjendja momentale fletë se komuna e Bujanocit është duke u udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi, partia e të cilit në zgjedhjet lokale të 6 majit fitoi 12 këshilltarë, më shumë se çdo subjektet tjetër që vepron në këtë komunë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!