Vendoset gurthemeli në Tërnoc, Arifi premton projekte tjera (Foto & Video)
Lokale

Vendoset gurthemeli në Tërnoc, Arifi premton projekte tjera (Foto & Video)

06.Nov.2015 16:39
0
Pas një jave të nënshkrimit të kontratës fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Tërnoc, me një gjatësi prej 1.200 metrash.

Kompania e kontraktuar “Slloga” nga Kragujevci ka nisur punimet me vendosjen e gurthemelit dhe me pastrimin e lumit me ekskavatorë.

Në prezencë të qytetarëve dhe stafit të administratës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka hedhur lopatën e parë me beton në gurthemel, që njëherit shënon hapjen zyrtare të punimeve në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit.

“Ne para dy ditëve kemi nënshkruar kontratën edhe me mbikqyrësin e punëve dhe pikërisht sot filluam. Shpresojë se të gjitha punët do të shkojnë sipas planifikimit”, u shpreh Arifi në inaugurimin e punimeve, raporton Titulli.com.

Ai me këtë rast uroi qytetarët tërnocas për këtë projekt kapital dhe të vlerës së veçantë, pasi, sipas Arifit, lumi, përveç që do të ketë shtrat të ri, do të pastrohet dhe do të krijohet një ambient shumë i mirë përreth tij.

Të kënaqur me fillimin e projektit për futjen e lumit në shtrat u shprehën edhe banorët, pjesëmarrës në ceremoninë hapëse. Më të vjetrit iu bashkuan këtij aktiviteti me hedhjen e lopatave të para me beton, duke uruar që të rinjtë të jenë ata që ta gëzojnë këtë investim.

Punimet në këtë projekt me një gjatësi prej 1.200 metrash kanë filluar nga dalja e fshatit, në afërsi të mullirit, kurse do të përfundojnë tek ura, afër stadiumit të KF Tërnocit.

Vlera e projektit është rreth 75 milion dinarë, derisa 35 milion dinarë tashmë janë siguruar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Arifit, ky nuk do të jetë projekti i fundit, pasi do të vazhdohet me projekte tjera. /Titulli.com/

VIDEO

 

 

Posta, qytetarët relativisht të kënaqur me shërbimet, zbatim i pjesërishëm i dygjuhësisë (Foto & Video)
Oficeri i Asadit në Preshevë: Kam ikur nga ushtria para dy viteve e gjysmë (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration