Oficeri i Asadit në Preshevë: Kam ikur nga ushtria para dy viteve e gjysmë (Foto & Video)
Lokale

Oficeri i Asadit në Preshevë: Kam ikur nga ushtria para dy viteve e gjysmë (Foto & Video)

06.Nov.2015 23:20
0
Në orët e paradites së mërkurë në Preshevë nuk kishte refugjatë në numër aq të madh si ditëve tjera.

Ekipi i portalit informativ Titulli.com ishte në fshatin Miratoc dhe takoi disa refugjatë, kryesisht nga Siria, të cilët me dy autobusë vazhduan udhëtimin e tyre drejtë Qendrës së pranimit në Preshevë.

Në mesin e refugjatëve sirianë ishte edhe Muhamedi, i cili udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij. Ai thotë se prej Sirisë deri në fshatin Miratoc udhëtoi për gjashtë ditë.

“Në udhëtimin tonë prej Sirisë deri këtu nuk kemi pasur probleme të theksuara, vetëm në Turqi kemi pasur pak probleme”, thotë Muhamedi.

Duke pritur autobusin në Miratoc takuam edhe një ish oficer të ushtrisë siriane, i cili udhëtonte me disa pjesëtarë të familjes së gjerë.

“Kam ikur nga ushtria para dy viteve e gjysmë. Në fillim tetë muaj isha në Damask dhe më pas ilegalisht shkova në Liban, ku qëndrova një vit e gjysmë. Prej Libanit jam nisur para tetë ditëve, së pari në Turqi, pastaj Greqi e Maqedoni”, thotë ish ushtari sirian në kushte anonimiteti, duke shtuar se qëllimi i tij është të shkojë në Gjermani ose Norvegji.

Në Miratoc refugjatët sirian i ndihmonin vullnetarët e Zyrës për të rinj në Preshevë, të cilët i drejtonin deri tek autobusët, e gjithashtu edhe nga organizata Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, që shpërndante ujë dhe bukë.

Prej Miratocit, refugjatët me autobusë të kontraktuar nga UNHCR, udhëtojnë drejtë Qendrës së pranimit në Stacionin hekurudhor në Preshevë.

Për këtë qëllim, me UNHCR-në kanë kontrata vetëm dy kompani të autobusëve, e ato janë “Veli Trans” dhe “Jedinstvo”.

Jashtë qendrës, respektivisht në pritje për të hyrë në kamp, kishte më tepër emigrantë se sa në fshatin Miratoc.

Ata pritnin për t’u pajisur me dokumentin, që atyre i lejon që për 72 orë të lëvizin lirshëm nëpër Serbi.

Njëri prej refugjatëve që priste për t’u pajisur me këtë dokument ishte edhe Muhamed Ali, 17 vjeçar nga  Siria.

“Jam nga një qytet i Sirisë, në të cilin nuk ka luftime të mëdha si në Homs, por ka arrestime, ka raste kur njeriu është marrë para një viti dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij”, thotë Ali.

Ai udhëtonte i vetëm pasi familja e tij më herët kishte ikur drejtë Emirateve të Bashkuara, por ai kishte vendosur të shkojë në Gjermani, pasi në emirate, sipas tij, është jeta e shtrenjtë.

Gjatë pritjes së refugjatëve në qendrën për pranim, ata ndihmoheshin kifle dhe ujë nga organizata Forumi rinor islam nga Presheva, dhe sipas Bejtullah Veselit, përfaqësues i kësaj organizate ky nuk është aksioni i parë i tyre.

“Qëllimi ynë është që sado pakë t’i ndihmojmë refugjatëve që po vijnë nga Lindja e Mesme, që po vijnë nën rrethana të vështira dhe probleme nëpër kufij. Sot shpërndamë rreth 600 kifle dhe lëngje e ujë që sado pak t’i zbusim vuajtjet e tyre”, thotë Veseli për Titullin.

Ndonëse këto ditë ka rënie të fluksit të refugjatëve drejt Preshevës, sipas organizatave joqeveritare që përcjellin situatën në terren, emigrantët pritet të vazhdojnë të vijnë në këtë rajon për të vazhduar më pas drejtë Evropës perëndimore. /Titulli.com/

VIDEO

 

 

 

 

 

Vendoset gurthemeli në Tërnoc, Arifi premton projekte tjera (Foto & Video)
E shkarkuan, edhe pse i arriti objektivat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration