Lokale
“Vende të lira të punës, bursa, aksione vullnetare...”
Zyra për të Rinj në Preshevë në kuadër të qendrës informuese ka krijuar edhe “Bazën e të rinjve” në të cilën mund të regjistrohen të rinjtë e kësaj komune për të qenë të informuar për ngjarje të ndryshme.
Sipas njoftimit të kësaj zyre dërguar Titullit, bëhet fjalë për një bazë elektronike ku të rinjtë e Komunës së Preshevës, pas regjistrimit elektronikë që do të bëjnë, do të njoftohen për ngjarje të ndryshme, si në fushën e punësimi, arsimit dhe bursave, ngjarjeve kulturore, aksioneve vullnetare etj.
Kjo zyre regjistrimin e ka bërë shumë të lehtë, duke krijuar një bazë elektronike të quajtur “Baza e të rinjve” ku rinia mund të regjistrohet duke shënuar të dhënat personale, dhe kështu në mënyrë automatike do ti pranojë informacionet e fundit nga fushat e lartpërmendura.
Nëse jeni banorë i Komunës së Preshevës për t’u regjistruar duhet të klikoni KËTU./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!