Lokale
Konçul, nisin përgatitjet për IBM-në
[caption id="attachment_46414" align="alignleft" width="251"] Foto ilustruese[/caption]
Serbia fillon punimet në pikën kufitare në Konçul të Komunës së Bujanocit, për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM).
Dy ditë pasi pala kosovare filloi punimet në pjesën e saj për rregullimin e kufirit për IBM-në, sot edhe pala serbe ka filluar të punojë në këtë pikë kalimi, raporton Titulli.
Punimet janë duke u zhvilluar rreth 2 kilometra nga pika kontrolluese aktuale në Konçul, në vendin e njohur si “Çeshma e Eminit”.
Për dallim nga pala kosovare që punimet i filloi me një ekskavator, pala serbe si duket ka marrë më seriozisht këtë detyrë.
Ata kanë angazhuar disa makineri, përfshirë edhe ekskavator në mënyrë që punimet të kryhen në afatin e paraparë.
Kalimtarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit që sot kaluan në pikën kufitare në Konçul i thanë Titullit se punimet që kanë filluar janë të një intensiteti më të lartë se ato që po i zhvillon pala kosovare.
Vlen theksuar se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Merdarë nga 10 dhjetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje për dy pikat tjera në Brnjak dhe Konçul është paraparë të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/foto-ilustruese.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!