“Vëllau” nga Lillehammeri qëndroi në Bujanoc
Lokale

“Vëllau” nga Lillehammeri qëndroi në Bujanoc

03.Apr.2013 12:00
0
[caption id="attachment_66746" align="alignleft" width="300"]Nagip Arifi gjate takimit me Tord Buer Olsen Nagip Arifi gjate takimit me Tord Buer Olsen[/caption] Përfaqësuesit e komunës së binjakëzuar norvegjeze sot bënë një vizitë pune në Bujanoc duke u takuar me kryetarin Nagip Arifi Zëvendëskryetari i Komunës së Lillehamerit të Norvegjisë Tord Buer Olsen sot qëndori në Bujanoc me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit me këtë komunë nga Lugina, raporton Titulli. Olsen falënderoi Arifin për mikëpritjen duke thëne se mikpritja kurr nuk mungon, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që ka me komunën e binjakëzuar. “Punën dhe bashkpunimin qe e bëjmë mes veti, se si mësojm ne prej shkollave të tuaja dhe ju prej shkollave tona është shumë me rëndësi”, është shprehur Olsen duke vlerësuar edhe kuadrin i cili ligjëron në shkollat e Bujanocit. Ndërsa kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas takimit ka thënë se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, por njëherit edhe në ate të arsimit. “Bashkëpunimi, sidomos ka të bëjë në arsimin me disa shkolla të Komunës së Bujanocit. Arsimtarët dhe nxënësit kanë pasur mundësi të bëjnë vizitë në Lillehammer, të njoftohen me proceset arsimore, po ashtu edhe nga Lillehammeri  kanë qëndruar delagacione për të parë nga afër procesinë arsimorë këtu në Bujanoc”, u shpreh Arifi. Komuna e Bujanocit është e binjakëzuar me Komunën e Lillehammerit nga Norvegjia. Që nga viti 2005 ka një intensifikim të bashkëpunimit mes këtyre komunave./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Arifi-Tord2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pas dështimit të bisedimeve, LPD kërkon bashkim të Luginës me Kosovën
Kompleks memorial të UÇPMB-së prej 100 mijë euro dhe 3.000 metra katrorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration