Pas dështimit të bisedimeve, LPD kërkon bashkim të Luginës me Kosovën
Lokale

Pas dështimit të bisedimeve, LPD kërkon bashkim të Luginës me Kosovën

03.Apr.2013 12:24
0
Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), serialin e takimeve të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh si një “qarkullim në rreth të mbyllur”, duke u dhënë kohë e hapësirë serbëve të veriut të Kosovës, në emër të “dialogut” t’i realizojnë aspiratat e tyre politike e territoriale. Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, është duke shkuar drejt një Autonomie, duke vënë para sprovave të reja bashkësinë ndërkombëtare, Prishtinën dhe Beogradin. LPD me seli ne Bujanoc, “marrëveshjen” e shumëpritur mes palëve negociatore e cila po zvarritet, ka krijuar një klimë jo të favorshme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët gjithnjë po e humbin durimin dhe besimin në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme mes dy shteteve dhe dy popujve.  LPD, vazhdimisht, ka kërkuar nga Prishtina dhe ndërkombëtarëve, që në kuadër të këtyre bisedimeve të përfshihet edhe çështja e Luginës së Preshevës, e cila përballet me probleme të shumta politike dhe ekonomike. Beogradi sistematikisht diskriminon shqiptarët edhe pse ata rregullisht kanë marrë pjesë në proceset demokratike për zgjidhjen e problemeve me të drejtat, të cilat u jepen serbëve në veri. LPD nuk ka kërkuar as më shumë e as më pak se sa kërkojnë serbët e Kosovës. "Po qe se Beogradi edhe më tej vazhdon dhunën dhe diskriminimin ta ushtroj ndaj shqiptarëve etnikë të Luginës, LPD, nuk mban përgjegjësi nëse në skenë shfaqen incidente, të cilat askush nuk i dëshiron. Po a nuk janë këto forma të dhunës shtetërore, të cilat i detyruan shqiptarët t’i kapin armët në duar për ta mbrojtur nderin e familjes dhe dinjitetin qytetar e kombëtar", thuhet në kumtesën e LPD-së, transmeton Titulli. Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, për një unifikim të qëndrimeve konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991, pastaj në pajtim me Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të vitit 2006, për ta jetësuar vullnetin e popullit të shprehur me referendum për bashkim me Kosovën, përfundon kumtesa e nënshkruar nga lideri i LPD-së, Jonuz Musliu.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/LPD11-300x216.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tërnoci pas 12 viteve vizitohet nga një ambasador amerikan
“Vëllau” nga Lillehammeri qëndroi në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration