Vatra: Zjarret nuk po shuhen me qëllim
Lokale

Vatra: Zjarret nuk po shuhen me qëllim

02.Sep.2012 22:11
0
Shoqata Vatra ka shfaqur shqetësimin e saj në lidhje me zjarret që kanë kapluar pjesën e Malësisë së Bujanocit, dhe fshatrat e brezit kufitar Kosovë-Serbi, duke thënë se flakët përveç pyjeve po gëlltitin edhe shtëpitë e pasuritë e tjera. “Pikërisht këto ditë me të madhe dhe pa ndërprerë janë djegur dhe është duke vazhduar edhe më tej të digjen, pyje, fusha livadhe ara, aty këtu edhe shtëpi, në Muhoc, Zarbincë, Priboc, Qarr etj”, thotë shoqata Vatra. Këto ndezje të zjarreve dhe mos intervenimi i zjarrfikësve, policisë e organeve tjera kompetente për shuarjen e zjarreve në këto vendbanime shqiptare, shoqata Vatra dyshon se kjo po bëhet me qëllim. “Po bëhet për të shkatërruar edhe atë pak pasuri që ka mbetur nga dëbimi i banorëve shqiptarë në vitin 1999 dhe atë pak pasuri që kanë krijuar ata pak familje që janë duke jetuar ende atje. Të bën të dyshosh, gjithashtu se, po bëhet me paramendim dhe strategji që edhe ata pak banorë që kanë mbetur në fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe të brezit tjetër kufitarë, aktual, Kosovë-Serbi të mos kenë me çka të jetojnë dhe kështu të ikin nga vatrat e tyre, po bëhet me qëllim që duke u djegur pyjet, të digjen edhe shtëpitë shqiptare në mënyrë që të shuhen gjurmët shqiptare, e në të ardhmen pushteti serb të thotë se aty nuk ka pasur kurrë shtëpi e banor”, thuhet në komunikatën e Vatrës. “Konkludimi se mund të jenë plane të tilla të pushtetit serb për të vazhduar pastrimin e trojeve shqiptarë, për ne shqiptarët e ndjekur e të diskriminuar, janë më se të arsyeshme sepse ajo deri më tash ka përdor metoda edhe më çnjerëzore, si vrasjen e shqiptarëve, disa herë burgosjen e qytetarëve pa kurrfarë fakte, (e ku pastaj janë liruar në mungesë të fakteve), djegia e zyrës se vendit në Zarbicë, demolimi i disa shtëpive ne Novosellë e shumë e shumë raste tjera. Dhe kjo metodë, djegia e maleve dhe pasurisë tjetër për ta është një metodë e lehtë dhe me alibi, ngase askush nuk mund të thotë së po digjen vetëm në këto vende, njëherit edhe gjurmët e zjarrvënësit e mundshëm të qëllimshëm, nuk mund të gjenden kurrë, ngase gjurmët i mbulon (shlyen) zjarri. Kështu mund të këtë menduar dikush, dhe nëse ka menduar kështu, ka menduar shumë mirë”, thuhet në komunikatën e shoqatës Vatra. Vatra thotë se po të ishte i interesuar pushteti, këto zjarre mund të ishin shuar shumë shpejt sepse siç thekson kjo shoqatë, atje ka xhandarmëri në numër të madh, ka polici dhe zjarrfikës të mjaftueshëm. “Edhe atëherë kur kanë intervenuar, si rasti i fshatit Priboc, edhe pse kishin dal disa zjarrfikës dhe policë ata nuk kishin mund të bëjnë asgjë, ngase derisa kanë arritur ata zjarri veç e kishte kryer punën e vet, dhe ata, mund të themi se kanë qenë vetëm soditës dhe justifikues”, përfundon komunikata./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zjarre.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Bujanocit dhe KKSH përshëndesin fillimin e vitit shkollor 2012/2013
Kongresi sjell konkluzione pa Bujanocin ! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration