Kongresi sjell konkluzione pa Bujanocin ! (video)
Lokale

Kongresi sjell konkluzione pa Bujanocin ! (video)

01.Sep.2012 23:57
0

"Rrjeti Global i Gruas Shqiptare" në Kongresin e mbajtur në Preshevë, i cili kishte për qëllim të bashkojë femrat shqiptare dhe të Luginës për të diskutuar dhe marrë vendime për problemet e Luginës, ka lënë jashtë gratë e komunës së Bujanocit Pjesëmarrëset e Kongresit të gruas gjatë vizitës që sot i bënë komunës së Bujanocit pranuan gafën e bërë dhe kërkuan falje duke u arsyetuar se gabimi është i nikoqirëve në Preshevë që nuk i kanë bërë ftesë. "Për këtë kërkojë ndjesë, ka ndodhë një problem teknikë që gratë e komunës së Bujanocit nuk morën pjesë, dhe nuk është i qëllimshëm", tha Lida Rragami, kryetare e Rrjetit global të gruas shqiptare, pas pyetjes së gazetarit të Titullit. Në këtë rast ndërhyri edhe këshilltarja e Kuvendit Komunal në Bujanoc,  Adelina Brucaj Hasani, duke e shfajësuar zonjën Rragami dhe duke theksuar se për këtë fajet i kanë organizatorët, në këtë rast komuna e Preshevës. "Komuna e Bujanocit është anashkaluar, mirëpo fajtorë kryesorë është komuna e Preshevës që nuk na ka bërë ftesën. Kur themi Kongres mbarëkombëtarë atëherë duhet të marrinë pjesë të gjithë shqiptarët", tha me këtë rast Brucaj Hasani. Ky ishte Kongresi i tretë i gruas shqiptare mbarëkombëtar-Lugina e Preshevës, në të cilën aprovuan disa konkluzione rreth zhvillimit ekonomik të rajonit, ku sipas organizatorëve kriza ekonomike po ndikon me të madhe në spastrimin etnik,  shpërnguljen e popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/ http://youtu.be/DeR6oPIfoX8copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/takimi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vatra: Zjarret nuk po shuhen me qëllim
Rinia e Preshevës "shtrinë" Islamin edhe në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration