Lokale
“Vatra” reagon kundër kryetarit Nikolliq
Shoqata “Vatra” ka reaguar ndaj deklaratave të Tomisllav Nikolliqin për rrënimin e permendorës në Preshevë
“Kërcënimet e fundit nga Daçiqi, Sindikata e Pavarur e Policëve Serb, të rinjve serbë e së fundi edhe e kryetarit të Serbisë Nikolliq, gjithë botën demokratike e irriton dhe i kujton luftënxitësit, përkatësisht pushtetin e atëhershëm gjenocidial serb, të cilët bënë vrasjet, dëbimet dhe masakrat në tërë territorin e ish Jugosllavisë”, thuhet në këtë reagim.
Ata u kanë bërë thirrje faktorëve relevantë që të ndikojnë në tejkalimin e kësaj situate të krijuar, siç e kanë quajtur ata, pa nevojë nga pushteti luftënxitës i Beogradit.
Sipas kësaj shoqate, jo urrejtje i bën të dyshojmë se me sjelljet që janë duke i bërë tash udhëheqësit serb po kërkojnë të përsërite lufta.
“Nga frika që do të përsëritet gjakderdhja në vendet e Ish Jugosllavisë dhe në Kosovë, lindi nevoja e domosdoshme që në trevat e banuara me shqiptarë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të formohet Ushtria mbrojtëse Çlirimtare e cila detyroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe pushtetin serb të ulen në tavolinë për të negociuar paqen në këtë rajon”, thuhet më tej në këtë reagim./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/vatra-logo-7.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!