Lokale
Konçul: IBM do të implementohet pa rrjet të energjisë elektrike
[caption id="attachment_48368" align="aligncenter" width="576"] Përgatitja e kufirit sipas IBM-së te "Çezma e Eminit" - Konçul[/caption]
Kryeshefi i policisë në Vranjë Sllagjan Vellinoviq ka deklaruar se është duke u punuar intenzivisht për përfundimin e punimeve në pikën kufitare në Konçul për implementimin e IBM-së.
Punimet që po zhvillohen në vendin e quajtur “Çezma e Eminit” për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM), sipas zyrtarit të policisë në Vranjë, “janë duke shkuar sipas planifikimit dhe pritet që kjo pikë kufitare nga dita e hënë (31 dhjetor) të funksionojë sipas marrëveshjes”, transmeton Titulli burimin e JUGpress.
“Çezma e Eminit” gjendet rreth 2 kilometra largë pikës së tanishme kontrolluese në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, dhe pak metra nga pika kontrolluese kosovare e cila po kryn punimet e fundit para se të lëshohet në funksionim ditën e fundit të këtij viti.
Në këtë pikë të integruarë kufitare, pala serbe ende nuk ka sjellë energjinë elektrike deri te objektet montuese, ndërsa kontraktuesit e punimeve thonë se furnizimi me energji elektrike për fillim do të mundësohet nga gjeneratorët./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/cezma-eminit-koncul.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!