Lokale
Ura e "Komandant Lleshit" do të zgjerohet (video)
Rruga e Breznicës tashmë është shtruar me asfalt ndërsa do të bëhet edhe zgjerimi i urës që kalon mbi lumin e Tërnocit.
“Ura e Bashkimit” e përuruar në vitin 2000 nga Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) së shpejti do të zgjerohet për të mundësuar kalimin më të lehtë të automjeteve që do të udhëtojnë nga Malësia në drejtim të Bujanocit dhe anasjelltas.
Pas 13 vitesh të prerjes së shiritit të “Urës së Bashkimit” e ndërtuar me mjete vetanake të banorëve, tani erdhi koha që kjo urë e së ardhmes të zgjerohet dhe asfaltohet.
“Deri në fund të muajit nëntor do të bëhet inaugurimi i rrugës së sapo asfaltuar ndërsa do të zgjerojmë edhe urën si dhe do të vendosim sinjalistikën rrugore”, i tha sot Titullit drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti.
[caption id="attachment_91878" align="aligncenter" width="640"] Ura në ditët e sotme[/caption]
“Ura e Bashkimit” e pagëzuar me këtë emër nga Komandant Lleshi, deri më sot ka mundësuar me mijëra automjete të kalojnë mbi lumin e Tërnocit dhe kështu në Breznicë e më pas drejt Kosovës.
Gjatë konfliktit të armatosur rruga në fjalë ishte e një strategjie të veçantë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Pas konfliktit të armatosur kjo rrugë i ka shërbyer qytetarëve, edhe pse e paasfaltuarë, të shkojnë dhe vijnë nga Kosova.
Në videon e mëposhtme e cila është shkëputur nga dokumentari “Gjurmët” e paraqitur në RTK, shihet Komandant Lleshi me pjesëtarët e atëhershëm të UÇPMB-së, qytetarët tërnocas dhe të vendbanimeve të tjera, duke e bërë inaugurimin e “Urës së Bashkimit”./Titulli.com/
http://youtu.be/ZGcf-7D7mckcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lleshi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!