Të premten, Bujanoci përcjellë dy viktimat arabe që i shkeli treni
Lokale

Të premten, Bujanoci përcjellë dy viktimat arabe që i shkeli treni

09.Apr.2015 20:45
0

Në Bujanoc, të premten, 10 prill, me namazin e xhumasë, do t’i jepet lamtumira e fundit dy emigrantëve, viktima të aksidentit tragjik hekurudhorë.

Trupat e pajetë të dy meshkujve, ende të paidentifikuar, që besohet se i përkasin besimit Islam dhe janë nga Lindja e Mesme, do të varrosen në varrezat e myslimanëve në qytetin e Bujanocit.

“Varrimi bëhet në varrezat e qytetit të Bujanocës, nëpërmjet xhamisë së qytetit me kërkesën dhe inicimin Komunës së Bujanocit dhe kjo në koordinimin dhe dakordimin e Këshillit Bashkësisë Islame në Bujanoc në kontakt me kryetarin Sulejman efendi Fejzullahu”, ka njoftuar imami i xhamisë në Bujanoc, Ulvi Fejzullahu, raporton Titulli.com.

Dy personat e moshës së mesme humbën jetën më 5 prill, pasi u shkelën për vdekje nga treni në linjën ndërkombëtare që po vinte nga drejtimi i Shkupit.

Sipas hetuesve, dyshohet se emigrantët ilegal që po ecnin nëpër hekurudhë, nga lodhja i kishte zënë gjumi në trasenë e trenit, ndërsa për pasojë ishin shkelë nga lokomotiva.

Zyrtarët nuk kanë arrit të identifikojnë viktimat pasi të njëjtit nuk kishin dokumente identifikimi me vete. Obduksioni i trupave të pajetë është kryer në qendrën spitalore në Vranjë./Titulli.com/

 

>>Bujanoc: Ecnin në hekurudhë, i shkel treni (Foto)

Kali i Medvegjës "shtyhet" me Mercedesin e Bujanocit (Foto)
Fondi Pensional Invalidor ju dërgon 10 ditë falas në banjë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration