Fondi Pensional Invalidor ju dërgon 10 ditë falas në banjë!
Lokale

Fondi Pensional Invalidor ju dërgon 10 ditë falas në banjë!

10.Apr.2015 10:20
0
Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Serbisë fton pensionistët të cilët pensionet i kanë më të vogla se 23.159 dinarë, që të lajmërohen për të shkuar në rehabilitimin falas dhjetë ditor në njërën nga 24 banja në vend.

Të drejtë për t’u paraqitur në konkursin e shpallur i cili është i hapur deri më 15 prill kanë pensionistët të kategorisë të punësuar, veprimtarisë individuale dhe bujqit, ndërsa paraqitjet dorëzohen në organizatat komunale të pensionistëve, sipas vendit të vendbanimit, ka njoftuar Fondi i PIO-s, transmeton Titulli.com.

Për të përfituar rehabilitim falas, kusht është që pensionistët të mos kenë edhe ardhura të tjera personale dhe të mos kenë përdorur qëndrimin (rehabilitimin) mbi harxhimet e Fondit në pesë vitet e fundit, ndërsa për bujqit është e nevojshme që t’i kenë më së paku 10 vjet të stazhit të sigurimit “bujqësor”.

Së bashku me paraqitjen duhen të dorëzohen edhe çeku pensional për muajin janar dhe shkurt për vitin 2015, dëshmia rreth vlerës së pensionit të fituar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare (certifikata e bankës ose vërtetimi i bartësit të huaj të sigurimit social), fotokopja e letërnjoftimit, dokumentacioni medicinal ekzistues dhe deklarata e nënshkruar (në formularin e caktuar paraqitës) rreth të ardhurave personale.

Qëndrimi falas në njërën nga 24 banjat, përfshin kontrollimin mjekësor, terapinë si dhe harxhimet rrugore sipas çmimit të biletës së autobusit apo të trenit. /Titulli.com/

Të premten, Bujanoci përcjellë dy viktimat arabe që i shkeli treni
"Koha është për gratë e suksesshme", 10 mijë euro për fillimin e biznesit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration