Lokale
Turia dhe Tërnoci rrezikohen nga zjarret (video)
Në malet mes fshatrave Turi dhe Tërnoc të komunës së Bujanocit, raportohet për zjarre, në një afërsi prej 50 metrave nga shtëpitë e banorëve.
Rreth orës 22h qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë njoftuar redaksinë e Titullit për zjarre në afërsi të dy fshatrave, Tërnoc dhe Turi.
Me të marrë këtë informacion gazetarët e Titullit dolën në vendin e ngjarjes dhe raportojnë për zjarret e sapo filluara të cilët janë shumë afër shtëpive të banueshme.
Siç është parë në vend të ngjarjes, zjarret kanë filluar afër rrugës që lidhë këto dy fshatra shqiptare dhe janë duke u ngjitur në pjesën malore.
Deri në orën 22:30h zjarrfikësit nuk ishin prezent në këtë lokacion. Për të paraqitur më mirë gjendjen e krijuar, më poshtë keni edhe videon e regjistruar në vendin e ngjarjes./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=2dodgWKFGDY&feature=youtu.becopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zjarre-ne-Turi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!