Lokale
Riza Halimi po, por partia e Nikolliqit...? (video)
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëherit deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi i ka mbështetur shpresat te kryetari i Serbisë Tomisllav Nikolliq për të rrëzuar qeverisjen lokale në Bujanoc.
Partia Përparimtare e Serbisë e cila për momentin ka dy këshilltarë në Kuvendin komunal të Komunës së Bujanocit është pjesë e opozitës, ndërsa është duke zhvilluar bisedime për tu bërë pjesë e qeverisjes së Nagip Arifit, apo me opozitën për të ardh në pushtet.
Halimi, të mërkurën, përmes Televizionit Prva të Beogradit i ka dhënë komplimente “Përparimtarëve” duke thënë se ata deri më tani kanë qenë principielë dhe se pret nga ata, nëse arrin të qeverisin në Bujanoc, që ti përmirësojnë gabimet e paraardhësve të tij.
“Mendoj se ka nevojë, interes i qytetarëve është që të formohet një shumicë më stabile dhe rreth kësaj po bisedohet”, ka thënë me këtë rast Halimi.
Mirëpo, si duket partia e Nikolliqit me dy këshilltarët e saj në kuvendin e Bujanocit ka marrë parasysh edhe faktin se nëse bënë koalicion me opozitën, vështirë të bëjë numrat e nevojshëm për të formuar qeverisje lokale.
Andaj sipas informacioneve burimore të Titullit, shumë më afër është zgjerimi i koalicionit qeverisës se sa rrotacioni në qeverisje.
Këtë e kanë deklaruar edhe të gjithë udhëheqësit e grupeve të këshilltarëve që përbëjnë shumicën qeverisjes lokale në Bujanoc.
Ata ditë më parë thanë për Titullin se as që i shkon në mëndje largimi nga koalicioni i tanishëm me Nagip Arifin.
Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve 21 janë të koalicionit qeverisës. Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë dhe “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit).
Në opozitë janë gjithsejtë 20 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë, dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin paszgjedhorë të opozitës shqiptare.
Nëse arrihet zgjerimi i koalicionit, atëherë qeverisja lokale në Bujanoc do të ketë 23 këshilltarë, për dallim nga 21 që ka tani./Titulli.com/
http://youtu.be/Ejv46yLEpbQcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Riza-halimi-ps.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!