Tryezë diskutimi në Bujanoc: “Roli i mediave lokale, problemet dhe ruajtja e identitetit shqiptar” (video)
Në Bujanoc është mbajtur tryeza e diskutimi me temën “Roli i mediave lokale, problemet dhe ruajtja e identitetit shqiptar”, organizuar nga “Vizionet Atraktive”, Portali Informativ –TITULLI.COM me mbështetje të programit të Qeverisë së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Diskutimi ishte e fokusuar në sfidat në të cilat po kalon media në gjuhën shqipe, profesionalizmi në ushtrimin e profesionit të gazetarit, roli në ruajtjen identitetit kombëtar si dhe mundësitë e zhvillimit të mendimit kritik ndaj aktualitetit.
Përfaqësues të mediave lokale në Bujanoc e Preshevë si dhe përfaqësues të qeverisjes lokale Agron Avdiji, Jeton Ismaili, Ardita Saqipi, Zejnualla Dauti, Agomn Islami dhe nikoqirë Skender Saqipi me diskutimet e tyre kontribuuan në mënyrë pozitive në nxitjen e përmirësimit të pozitës së medias në gjuhën shqipe dhe fuqizimin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Projekt i realizuar me mbështetje të programit të Qeverisë së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës apo Këshillit Kombëtar Shqiptar por vetëm të autorit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ryeza-bujanoc-mediat.jpg): failed to open stream: No such file or directory