Bastisen shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe (foto)
Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.
Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.
“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.tv
Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.
“Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.
Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.
Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.