Lokale
Trupi Koordinues ndanë bursa për nxënësit e Luginës
Nxënësit e shkollave të mesme në komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shërbimi i Trupit Koordinues (TK) në pajtueshmëri me Qeverinë e Republikës së Serbisë, do t’i ndajë bursa.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të këtij organi shtetëror ndarja e bursave me një vlerë prej 6 mijë dinarëve do të përfshijë periudhën nga 1 tetori e deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Nëse TK siguron mjete atëherë mundësia e dhënies së bursave do të shtyhet deri në mbarimin e vitit shkollorë 2013/2014.
Të gjithë nxënësit e interesuar aplikacionin me dokumentet përkatëse duhet ta dorëzojnë në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc apo Preshevë, ndërsa në Medvegjë dorëzohen në administratën komunale.
Afati i fundit për aplikim është 16 tetori, deri në orën 16:00h./Titulli.com/
Kliko për të APLIKUARcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/konkurs.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!