Lokale
Shtyhet asfaltimi për në Breznicë
Pjesa e pa asfaltuar me gjatësi rreth tre kilometra e rrugës që lidhë fshatin Tërnoc me atë të Breznicës nuk do të shtrohet sot për shkak të motit që po mbretëron.
Edhe pse ishte paraparë që më një tetor të fillojë asfaltimi i tre kilometrave të rrugës së paasfaltuar drejt fshatit Breznicë të Malësisë së Bujanocit, ajo nuk u bë për shkak të të reshurave të shiut që krijoi lagështi në trase.
Rruga e shtruar me zhavorr dhe me makineri të gatshme po qëndrojnë të parkuara duke pritur lejen nga qielli.
“Gjithçka ishte gati për të nisë asfaltimin e kësaj arterie rrugore shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Bujanocit dhe më gjerë, mirëpo tani është faktori natyrorë i cili pamundëson shtrimin e asfaltit”, i tha sot Titullit Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim.
Ai matej theksoi se në momentin që do të përmirësohen kushtet atmosferike do të nisë edhe asfaltimi i rrugës së Breznicës.
Rruga Tërnoc-Breznicë ka një gjatësi rreth 6 kilometra. Gjysma e kësaj rruge është asfaltuar në tetor të vitit të kaluar derisa pjesa tjetër do të duhej të asfaltohej tani.
Vlen të ceket se kostoja e përgjithshme e kësaj rruge është 105 milion dinar së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/Ternoc-breznic5.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!