Lokale
“Trazohet” KDNJ e Preshevës, nuk njeh liderët shqiptarë në Luginë?
“Shteti i Serbisë dhe përfaqësuesit legjitim shqiptar duhet të fillojnë një dialog të ri sipas standardeve evropiane, mirëpo këtë dialog mos ta udhëheqin liderët e tanishëm të Luginës”, deklaroi për mediat serbe, Belgëzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.
Kamberi ka shtuar se Riza Halimi, Ragmi Mustafa dhe të tjerët pasi lejuan që pllaka përkujtimore e heronjve shqiptar të përjetojë një fat të tillë, ata nuk mundë të jenë më përfaqësues legjitim të shqiptarëve .
Belgëzim Kamberi, kohëve të fundit është përfolur në opinionin e Luginës se është kandidat i mundshëm për të formuar një subjekt të ri politik ose për të drejtuar Partinë për Veprim Demokratik.
Deri më tani, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë nuk është prezantuar në mediat e Luginës për hapat që ka ndërmarrë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kryesisht për pllakën përkujtimore të vendosur në oborrin e kuvendit komunal të Preshevës.
Gjatë mbledhjes së këshilltarëve shqiptarë të tri kuvendeve komunale të Luginës të mbajtur më 12 janar në Preshevë për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore dhe kërcënimeve të qeverisë së Serbisë, KDNJ organizoi një protestë prej 5 vetave duke vendosur fotografi në muret e objektit të komunës së Preshevës në të cilat shihen kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi duke pirë kafe.
Përveç kësaj, në protestën e zhvilluar dje në qendër të Preshevës aktivistët e KDNJ-së u paraqitën me veprime jo të zakonta deri më tani në Luginë, duke vendosur një pankartë me 10 urdhëresat e popullit, edhe ato, si “Mos rrej”, “Mos luaj me gjakun tim”, “Mos mi prekë dëshmorët”, “Mos ha në emër të popullit” e të tjerë/.
Drita Osmani, në emër të familjarëve të dëshmorëve të ish UÇPMB-së dhe organizatave joqeveritare në protestën e djeshme përmes altoparlantit ka akuzuar qeverisjen lokale se çështjen e lapidarit po e përdorin për qëllime ditore politike.
Në opinionin e Luginës, veprimet e fundit të KDNJ-së duken si të trazuara dhe që nuk ndihmojnë drejt sensibilizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginës në arenën ndërkombëtare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/belgzim-kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!