Lokale
"Thaçi i disponuar për shaka kur foli për Preshevën!"
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, i ka përgëzuar përfaqësuesit e Luginës për unitetin e spektrit politik shqiptar dhe për maturinë e demonstruar pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së. Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Thaçi se lapidari nuk është mbrojtur, Daci ka thënë se kryeministri sigurisht se ka qenë i disponuar për shaka.
“Kjo ngase serbët në veri i mbron KFOR-i, i mbron EULEX-si dhe i mbron xhandarmëria serbe, ndërsa shqiptarët në Luginë nuk i mbron askush përveç Perëndisë. Prandaj ekuivalenca nuk ekziston në këtë rrafsh”, ka thënë Daci.
Kreu i LDD-së i ka bërë këto komente gjatë takimit me një delegacion nga Lugina e Preshevës, të kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës, Galip Beqiri, e në të cilin ishte edhe Shaip Kamberi, kryetar i PVD për Bujanoc.
Ndërsa, Shaip Kamberi ka theksuar se është pozitiv reagimi i Prishtinës dhe i Tiranës zyrtare dhe mbështetja që po i jepet kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Natyrisht ne jemi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër dhe të jetë edhe më produktiv, sidomos në aspektin e kërkesës së subjekteve shqiptare për reciprocitet me të drejtat e serbëve të Kosovës, sepse konsiderojmë se kjo është forma e vetme e stabilizimit të situatës në Luginë”, ka thënë Kamberi. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/galip-beqiri-daci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!