Lokale
Bob Deen takon Arifin, interesohet për situatën në Luginë
Një delegacion i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi ka qëndruar sot në Komunën e Bujanocit.
Këshilltari i lartë i Komisionerit për Pakica pranë OSBE-së, Bob Deen, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi për situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga ana e xhandarmërisë, raporton Titulli.
Edhe pse nuk pati prononcime për media, mësohet se temë tjetër në takim ishte edhe pozita e pakicave në këtë rajon.
Gjatë javës së ardhshme Bujanocin pritet ta vizitojë edhe Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica, Knut Vollebaek./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Arifi-osbe12.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!