Lokale
Tërnoci vazhdon të kompletoj infrastrukturën rrugore
Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Saba Belça” nga Presheva për asfaltimin e rrugës nga qendra e fshatit Tërnoc që shpie në drejtim të fshatit Turi të komunës së Bujanocit.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi tha se kontrata ka vlerën 16 milion e 900 mijë dinarë dhe se punëkryesi do të përfundojë punimet në kohë të caktuar nëse lejojnë kushtet atmosferike.
Sipas planit të punës punimet e kësaj rruge duhet të përfundojnë brenda 40 ditëve, rruga kryesore që do të asfaltohet ka një gjatësi prej 800 metra dhe rruga anësore prej 400 metra./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Nagipi-saba-belca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!